Politike

‘Pa asnjë dyshim’/ Grida Duma e sigurtë tek rezultati: Shqiptarët kanë votuar PD, presim që nga çasti në çast të dalë fitorja ky rezultat final të përcaktojë dhe fitoren

VIDEO
Grida Duma ka bërë me dije se shqiptarët kanë votuar Partinë Demokratike dhe ndryshimin, ndaj u shpreh e sigurtë për fitore.
Featured image of article: ‘Pa asnjë dyshim’/ Grida Duma e sigurtë tek rezultati: Shqiptarët kanë votuar PD, presim që nga çasti në çast të dalë fitorja ky rezultat final të përcaktojë dhe fitoren Grida Duma

KAVAJË- Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranë, Grida Duma ka bërë me dije se Kavaja dhe Rrogozhina ka nisur nga puna për numërimin e votave. Në një prononcim të shkurtër për shtyp, Duma ka bërë me dije se shqiptarët kanë votuar Partinë Demokratike dhe ndryshimin, ndaj u shpreh e sigurtë për fitore. 

Do të jetë dhe padyshim do të jetë një rezultat i një fitore të jashtëzakonshme që shqiptarët po e presin, që ndryshimi duhet sjellë dhe që padyshim në Kavajë ashtu siç e kam thënë që në momentin e parë sapo të fillojnë  numërimi i kutive të qytetit  ne do të ndjejmë atë  entuziazmin të cilin në fakt çunat e kanë që tani po unë kam bindjen që në orët në vijim ne  do të duartrokasim atë që pritet prej nesh, rezultatin e fitores këtu,”-tha Duma.


DEKLARATË E PD, GRIDA DUMA

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqiptarët kudo kanë votuar Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim, ky është fakt që nuk ç’bëhet më. Në Kavajë dhe Rrogozhinë, kemi nisur dhe jemi në përfundim të numërimit, të atyre që quhen njësitë administrative apo ish-komuna, të cilat kanë një rezultat të cilin gati, gati nuk e prisnim.  Ka bastione si Golemi, të cilat Partia Demokratike ka një rritje midis 30 dhe 50% dhe Partia Socialiste ka një rënie të konsiderueshme midis 30 dhe 40%. E pra, nuk e imagjinonim që do t’i drejtoheshim qytetit, Kavajës apo Rrogozhinës me një rezultat të tillë. Pa asnjë dyshim, shqiptarët kanë votuar Partinë Demokratike dhe ndryshimin dhe presim që nga çasti në çast ky rezultat final të përcaktojë dhe fitoren që në fund të këtij numërimi duhet të jetë në fakt i merituar dhe e duhura për shqiptarët. Janë momente në të cilat padyshim komisionerët, djem e vajza, strukturat e Partisë Demokratike, numëruesit padyshim, janë 24 orë pa gjumë, por plotësisht të vendosur që të numërojnë deri në votën e fundit pa humbur asgjë nga ajo që shqiptarët kanë votuar për një rezultat fitore deri në fund. Do të jetë dhe padyshim do të jetë një rezultat i një fitore të jashtëzakonshme që shqiptarët po e presin, që ndryshimi duhet sjellë dhe që padyshim në Kavajë ashtu siç e kam thënë që në momentin e parë sapo të fillojnë  numërimi i kutive të qytetit  ne do të ndjejmë atë  entuziazmin të cilin në fakt çunat e kanë që tani po unë kam bindjen që në orët në vijim ne  do të duartrokasim atë që pritet prej nesh, rezultatin e fitores këtu. Ju faleminderit dhe do të dëgjohemi sërish!


LAJMI KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 45.3% e kutive në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: KQZ të më zëvendësojë

(k.m/dosja.al)

Shto Koment