Sport

Ozil flet për sherrin: Mourinho më pa me sytë e tij si dy boksierë para raundit të parë

Mesfushori gjerman e kishte idhull portugezin, por zënka e tyre bëri bujë në Madrid
Featured image of article: Ozil flet për sherrin: Mourinho më pa me sytë e tij si dy boksierë para raundit të parë Ozil dhe Mourinho, kur ishin te Reali

Jose Mourinho nuk ia doli të fitonte Champions League te Real Madrid. Njëra nga arsyet ishte marrëdhënia problematike me disa lojtarë.

Mesut Ozil, për shembull, ka patur shpesh probleme me portugezin. Së fundmi, gjermani ka zbuluar disa detaje nga një zënkë e tyre. “Mou më shihte me sytë e tij ngjyrë kafe të errët. Ishte si shikimi i dy boksierëve para raundit të parë. Në atë moment e urreja, edhe pse në të vërtetë e adhuroja. Më pas filloi të kërcente”, shprehet Ozil, sot lojtar i Arsenalit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në atë moment i thashë: ‘Nëse je kaq i mirë, luaj vetë! Ja fanellën, vishe. Fat të mbarë’. Atëherë kam marrë peshqirin dhe jam larguar. Shkova drejt dusheve, pa i thënë asnjë fjalë. Më vonë i kam kërkuar fjale për sjelljen time Sergio Ramosit dhe pjesës tjetër të ekipit”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment