Aktualitet

Tragjedia e Ostrenit, merret në pyetje kunata e Rajmonda Tolës që e gjeti të vdekur me dy fëmijët, policia pistë të re: Mund të jenë helmuar nga tymi i sobës

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se tre ditë pas ngjarjes tragjike po merret në pyetje kunata e Rajmonda Tolës, pasi ajo ishte personi i parë që gjeti të pajetë trupat e dy fëmijëve dhe të vetë Rajmondës.
Featured image of article: Tragjedia e Ostrenit, merret në pyetje kunata e Rajmonda Tolës që e gjeti të vdekur me dy fëmijët, policia pistë të re: Mund të jenë helmuar nga tymi i sobës Foto nga vendi i ngjarjes
Përditësuar:

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth tragjedisë së Ostrenit ku dy fëmijë dhe nëna e tyre ndërruan jetë brenda banesës së tyre në Bulqizë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se tre ditë pas ngjarjes tragjike po merret në pyetje kunata e Rajmonda Tolës, pasi ajo ishte personi i parë që gjeti të pajetë trupat e dy fëmijëve dhe të vetë Rajmondës.

Të njëjtat burime shtojnë se dyshimet që helmimi i tre viktimave të ketë ardhur nga tymi i sobës së drurit që ishte ndezur në dhomën ku ata flinin. Hetimet vijojnë ende dhe familjarët mohojnë që të kenë dyshime në persona të tretë që mund të kenë shkaktuar helmimin. Ata shprehen se kishin marrëdhënie shumë të mira me të gjithë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tolaj, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon. E helmuar mbeti edhe vajza tjetër Merita, 16 vjeç, por ajo fatmirësisht mbijetoi dhe aktualisht ndodhet në QSUT në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Në momentin që ndodhi ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi. Mjeku i zonës nuk përjashton as mundësinë që familja të jetë helmuar nga ushqimi. Ai u shpreh se bombola e gazit për të cilën u dyshua fillimisht, ndodhej jashtë shtëpisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment