Aktualitet

OST punime në Lezhë e Kurbin, OSHEE: Ja zonat, ku do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

OST-ja ka nisur punimet në Lezhë dhe Kurbin, e për pasojë disa zona do të mbeten pa energji elektrike pèr disa orë.
Featured image of article: OST punime në Lezhë e Kurbin, OSHEE: Ja zonat, ku do ketë ndërprerje të energjisë elektrike Foto ilustruese

Qyteti i Lezhës dhe Kurbinit do të vuajnë për disa orë mungesën e energjisë elektrike, pasi OST-ja ka nisur punimet në linjat linjat 110kV Lac 2 – Ulëz dhe Lac 2 – Lezhë.

Lajmi është bërë me dije nga OSHEE, e cila tregon të gjitha zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Për shkak të punimeve në linjat 110kV Lac 2 – Ulëz dhe Lac 2 – Lezhë, nga ana e OST sot në datën 25 shkurt gjatë intervalit kohor 15:15 -1 6:45 do të stakohet energjia në disa zona te Lezhës dhe Kurbinit, konkretisht:

Dilknisht, Leftere, Selitë, Vinjollë, Daul, Skuraj, Gërnac, Gallatë, Qyteti Laç, Milot, Mali i Bardhë, Shetë, Skuraj, Mal Milot, Shullaz Kodër, Fushë Shullazë, Fushë Milot.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zonat që mbeten pa energji në Rrethin Lezhë: qyteti Lezhë, Zejmen, Tresh, Manati, Markatomaj, Pllanë, Berzanë, Kodër Mulliri, Ishull Lezhë, Barbullojë,  Shëngjin, Rana e Hedhme, Kenallë, Kunë, Kodërmarlekaj, Sheher, Rrëzë Mali, Malsi, Gryke Manati, Vain, Merqi, Rraboshte, Piraj, Kallmet, Blinisht, Fishte, Troshan, Krajn, Gjadër, Balldre, Torovicë, Grash, Mabe, Dajc, Dragushë dhe Gocaj

Njoftimi i OSHEE

 

Shto Koment