Diaspora

Osmani mesazh në 23-vjetorin e vdekjes së Adem Jasharit: Brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e tij

Sipas Gazeta Express, Osmani në Paradën e FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se brezat e ardhshëm duhet të pasojnë rrugën e Adem Jasharit. 
Featured image of article: Osmani mesazh në 23-vjetorin e vdekjes së Adem Jasharit: Brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e tij Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka përcjell një mesazh, në 23-vjetorin, e rënies së heroit Adem Jashari. Sipas Gazeta Express, Osmani në Paradën e FSK-së, në nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se brezat e ardhshëm duhet të pasojnë rrugën e Adem Jasharit.

Po ashtu, ajo është shprehur se një nga qëllimet kryesore të vendit mbetet anëtarësimi i vendit në NATO.

“Në këtë betejë mbijetoi Besarta si një ogur se pas gjithë këtyre rënieve jeta në familjen Jashari vazhdon. Ai e deshi lirinë e vendit pa asnjë kusht. E kemi dhënë çka do të ndodhë tanë së bashku do të japim jetën ishte ndër xhirimet e pakta e ikonës së luftës. Në 23-vjetorin e epopesë brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit.  Familja Jashari luftoi për mbrojtur Prekazin dhe gjithë Kosovën. Ata dëshmuan se popujt si ky i yni mund të sjellin heronj të mëdhenj. Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik për vendin tonë,”-ka thënë ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Adem Jashari ishte Kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Ai ra dëshmorë më 7 mars 1998 në fshatin Prekaz, gjatë një sulmi. Pas vdekjes ati i është vendosur titulli Hero i Kosovës. Sëbashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake jugosllave.

Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari vdiq së bashku me 56 anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unik në historinë e luftërave. Ai njihet si “Komandanti Legjendar i UÇK-së. Titulli “Hero i Kosovës” iu dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment