Bota

‘Ose u varrosëm, ose u hodhëm në det!’/ Erdogan kërcënon grekët…me telefon: Shpresoj të mos e pësoni si 100 vite më pare

VIDEO
Sipas të përditshmes Hurriyet, presidenti i Turqisë nuk mundi të ishte prezent në ceremoninë e të diplomuarve të Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare Turke. Kështu që vendosi të ndërhynte duke telefonuar ministrin e tij. 
Featured image of article: ‘Ose u varrosëm, ose u hodhëm në det!’/ Erdogan kërcënon grekët…me telefon: Shpresoj të mos e pësoni si 100 vite më pare Hulusi Akar

TURQI– “Ata që sulmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i varrosi ose në tokë ose i hodhi në det,”-kjo deklaratë e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë namin në mediat greke. Presidenti i Turqisë ka ndërhyrë në një fjalim të ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke u shprehur përmes telefonit të tij se armiqtë e Turqisë do ta pësonin keq. Megjithatë nuk e përmendi për asnjë moment me emër Greqinë. 

Sipas të përditshmes Hurriyet, presidenti i Turqisë nuk mundi të ishte prezent në ceremoninë e të diplomuarve të Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare Turke. Kështu që vendosi të ndërhynte duke telefonuar ministrin e tij. 

“Ata që sulmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i varrosi ata ose në tokë ose i hodhën në det. Ata që shënjestruan flamurin dhe lutjen tonë, kur po kërkonin një mënyrë për të dalë nga ky presion, ekzekutuan tre kryeministra, dy ministra dhe një gjeneral. Shpresojmë që ata të mos bëjnë të njëjtin gabim sot dhe të mos paguajnë të njëjtin çmim sot.“-tha më tej Erdogan.

 

 

Tensionet janë ndezur që në fillim të muajit gusht, kur anija turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Tensionet e kanë kthyer Egjeun Lindor një zonë të minuar e cila rrezikon që të kthehet në një arenë lufte në Evropë.  Në konflikt kanë hyrë edhe dy superfuqi, si Franca dhe Rusia. Franca është rreshtuar në krah të Greqisë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment