Kulture

Oscars 2019 nuk do të jetë si më parë, publikohen ndryshimet që do të ndodhin

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve Oscars 2019 nuk do të jetë si më parë. Presidenti i Akademisë publikoi ndryshimet që do të ndodhin në këtë edicion.
Featured image of article: Oscars 2019 nuk do të jetë si më parë, publikohen ndryshimet që do të ndodhin Oscars 2019.

Los Anxhelos- Mbrëmja e ndarjes së çmimeve Oscars 2019, këtë edicion do të jetë ndryshe nga vitet e tjera. Sipas prestigjozes ‘Variety’, katër Oscar do të paraqiten gjatë pushimeve publicitare të Academy Awards.

Çmimet do të jenë kinematografia më e mirë, editimi i filmit, aksioni i shkurtër live dhe grimi e stilimi. Fjalimet fituese do të redaktohen më parë nga regjia dhe pastaj do të transmetohet secili fjalim nga personazhet fitues gjatë trasmetimit televiziv.

Presidenti i Akademisë së Arteve dhe Shkencave, John Bailey njoftoi këtë ndryshim në një letër dërguar të hënën. Por këto ndryshime nuk u pritën mirë nga të gjithë, pasi mendojnë se pse duhet të ndryshojnë këtë mbrëmje pasi nuk janë dakort që mos të ketë fjalime në momentin që prezantohet edhe çmimi fitues, ashtu si Russell Crowe apo Seth Rogen kanë shfqur në profilet e tyre në rrjetet ociale se nuk u pëlqen ky ndryshim nga mbrëmja e ndarjes së çmimeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Reagimi i aktorit Rusell Crowe në Twitter.

Votimi përfundimtar për Oscar fillon të martën, më 12 shkurt. Çmimet e 91-të të Oscars 2019 do të transmetohen të dielën më 24 shkurt.

L.K/Dosja.al

Shto Koment