Politike

OSBE vëzhgon zgjedhjet e KMSH/ Doda ashpërson gjuhën: Na hoqët çdo fije simpatie

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Doda shprehet e habitur se si është e mundur që OSBE vëzhgon zgjedhjet e Komunitetit mysliman në Shqipëri, teksa shton, duke ashpërsuar gjuhën se ky vend ka mbërritur kufirin e marrëzisë.
Featured image of article: OSBE vëzhgon zgjedhjet e KMSH/ Doda ashpërson gjuhën: Na hoqët çdo fije simpatie Mesila Doda

TIRANË- Komuniteti Mysliman Shqiptar ka zgjedhur sot kreun e tij, Bujar Spahiun. Tre ishin kandidatët për këtë post të rëndësishëm të Komunitetit Mysliman në vend, Bujar Spahiu, Ylli Gurra dhe Gramoz Glliku.

Zgjedhjet u vëzhguan edhe nga OSBE, gjë që ka ngjallur reagime të shumta, një nga ata që kanë reaguar ashpër është edhe ish-deputetja Mesila Doda.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Doda shprehet e habitur se si është e mundur që OSBE vëzhgon zgjedhjet e Komunitetit mysliman në Shqipëri, teksa shton, duke ashpërsuar gjuhën se ky vend ka mbërritur kufirin e marrëzisë.

Reagimi i plotë i Mesila Dodës:

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

OSBE vëzhgon zgjedhjet e Komunitetit mysliman. Me çfarë mandati??? Ky vend ka mbërritur kufirin e marrëzisë.  Merruni me ndonjë hall të vërtetë që ka ky vend e mjaft më me marrëzi ju lutem se po na hiqni çdo fije simpati për ndërkombëtarët. Është e sigurtë që atje nuk do gjeni lidhje me bandat e krimit…

Ndërkohë, kujtojmë se procesi i votimit dhe numërimit të votimeve për zgjedhjen e drejtuesit të ri të KMSH ka përfunduar në orët e paradites së sotme, teksa  në garë mbetën: Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës. (Lexo këtu)

 

Shto Koment