TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është përgjigjur në lidhje me ftesën e bërë nga OSBE-ja në lidhje me zgjidhjen e krizës. Basha u përgjigj nga Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ku dhe po merr pjesë.
I pyetur në lidhje me tryezën e thirrur për Reformën Zgjedhore në datën 25, Basha u shpreh se ende nuk ka marrë një ftesë zyrtare por që sipas tij, kriza nuk zgjidhet me tryeza.
Pyetje: Në tryezën e thirrur për Reformën Zgjedhore më datë 25…
Lulzim Basha: Kush ju tha që ka tryezë?
Pyetje: Ju ka ardhur ftesa zyrtare…
Lulzim Basha: Po ti shikojmë ftesat se ftesat bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për Reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.
Më 25 shtator OSBE-ja do të zhvillojë një tryezë për diskutimet mbi Reformën Zgjedhore. Mësohet se ftesë për pjesëmarrje iu është dërguar edhe partive jashtë-parlamentar, përfshirë edhe Partinë Demokratike, por mesa duket kryetari i saj nuk e ka marrë ende.
(f.m/dosja.al)