Aktualitet

Raporti i TI, OSBE thirrje institucioneve shqiptare: Bëni transparencë me tendera, të zbatohet Reforma në Drejtësi

Në reagim prezenca e OSBE i bën thirrje isntitucioneve publike dhe organve ligjzbatuese të vijojnë zbatimin e reformës në drejtësi. Më tej shtohet se të gjitha institucionet duhet të sigurojnë integritet dhe transparencë më të madhe institucionale në shpenzimet publike
Featured image of article: Raporti i TI, OSBE thirrje institucioneve shqiptare: Bëni transparencë me tendera, të zbatohet Reforma në Drejtësi Flamuri i OSBE

TIRANË- Misioni i OSBE në Shqipëri, ka reaguar sot pas publikimit të raporti nga Transparency International, ku rezultonte se Shqipëria kishte zbritur disa vende dhe percentohej si një vend me korrupsion të shtuar.

Në reagim prezenca e OSBE i bën thirrje isntitucioneve publike dhe organve ligjzbatuese të vijojnë zbatimin e reformës në drejtësi. Më tej shtohet se të gjitha institucionet duhet të sigurojnë integritet dhe transparencë më të madhe institucionale në shpenzimet publike

“Në dritën e Indeksit të #TransparencyInternational #CPI2019 që dëshmon vijimin e përkeqësimit të perceptimit publik ndaj korrupsionit në #Shqipëri, Prezenca e #OSBE i bën thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese të vijojnë zbatimin e reformës në drejtësi dhe atyre kundër korrupsionit, të sigurojnë integritet dhe transparencë më të madhe institucionale në shpenzimet publike, si dhe të zgjerojnë hapësirën për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në monitorim të pavarur. #CPI2019.

#CPI2019 Meqenëse analiza mbarëbotërore e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit këtë vit thekson nevojën për adresimin e korrupsionit në zgjedhje, përsërisim thirrjen tonë për reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse për implementimin e rekomandimeve të #OSBE #ODIHR, përfshirë ato lidhur me financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore. #CPI2019”, shkruan OSBE.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është publikuar sot indeksi mbi perceptimin e korrupsionit për vitin 2019 nga Transparency International. Raporti ka renditur Shqipërinë në vendin e 106 nga 180 vende, përsa i përket indeksit të korrupsionit, duke humbur kështu 7 vende, ku në 2018 ishte në vendin e 99. Së bashku me Shqipërinë në vendin e 106 renditet edhe Maqedonia e Veriut, Alergjia, Egjipti dhe Brazili.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment