Rajoni

Oruç Reis në Egje, Turqia merr vendimin: Anija do të jetë aty deri në fund të muajit, më pas do të shkojë në drejtime të tjera

Sot, Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, shprehet se anija do të qëndrojë deri në 29 nentor dhe më pas do të largohet në zona të tjera
Featured image of article: Oruç Reis në Egje, Turqia merr vendimin: Anija do të jetë aty deri në fund të muajit, më pas do të shkojë në drejtime të tjera Anija turke

TURQI- Turqia me anë të një NAVITEX-i të ri që nxori dje, deklaroi se anija kërkimore “Oruç Reis”do të vijojë kërkimet në detin Egje deri në fund të nëntorit. Sot, Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, shprehet se anija do të qëndrojë deri në 29 nentor dhe më pas do të largohet në zona të tjera pasi kërkimet nuk do të përqendrohen vetëm në një vend. Ai tha se “Orus Reis” do të eksplorojë shumë vende të të tjera.

“Oruc Reis është atje deri në fund të muajit. Më vonë mund të largohet nga zona dhe do të shkojë në një vend tjetër. Ne nuk duhet të përqendrohemi vetëm atje. Ne duam eksplorime të tjera. Le të diskutojmë rreth shelfit kontinental, statusin e ishujve” tha Kalin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur në fillim të muajit gusht, kur një anije turke Oruç Reis ka nisur lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Në kuadër të marrëveshjeve mes autoriteteve Turqia tërhoqi anijen e saj, Oruc Reis, në shtator përpara përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Ndërkohë në muajin tetor anija turke ka filluar sërish lundrimet në Egje. Ky veprim ka rritur tensionet ku Greqia ka akuzuar Truqinë se ky është një provokim dhe në rast se nuk tërhiqen nuk ka vend për dialog.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment