LIVE UPDATES
Aktualitet

Ortek shkrimesh në shtypin europian për skandalin që zbuloi Lapsi.al

25 Prill 2021, 06:34 Nga DOSJA

Nuk rreshtin shkrimet e shtypit botëror për skandalin e zbuluar nga Lapsi.al me survejimin e 910 mijë qytetarëve të Tiranës. Këtë herë ka qenë radha e prestigjozes franceze “Le Monde” që ti kushtonte një artikull të gjatë kësaj afere. Së pari, gazeta e pasdites shpjegon për publikun francez atë që ka ndodhur. Me poshtë në shkrimin me titull: “Një rrjedhje gjigande të dhënash në prag të zgjedhjeve” gazetari . nuk ka dyshime kur tregon se ato kanë dalë nga AKSH, që njihet më gjërësisht si E Albania. në shkrimin e tij ai i bën jehone edhe alibive që nxorën PS dhe Taulant Balla po në fund i nxjerr bllof ata.

“Partia Socialiste gjithashtu u përpoq të garantojë se këto të dhëna janë “të vjetra”, por disa viktima të rrjedhjes së sekretit kanë treguar se databaza përmbante informacione të tyre që i përkisnin të kohëve të fundit. “Emri i punëdhënësit tim të ri, të cilin unë kam punuar vetëm gjashtë muaj”, është atje, tha për le Monde një student nga Tirana, i cili kërkoi të mbetej anonim. Për ta zbutur çështjen, disa ditë para zgjedhjeve legjislative, ku ai po kandidon për mandatin e tij të tretë, Kryeministri, Edi Rama, shkoi aq larg sa lexoi shifrat e kartës së tij të identitetit gjatë një takimi të martën 20 Prill. “Këto janë vetëm numra,” i tha ai turmës.

Informacione të tjera në databazë përfshinin emrat e “patronazhistëve ” të secilës viktimë të përgjuar. Ata në fakt janë punonjës të Partisë Socialiste të ngarkuar të spiunojnë një grup individësh nga e njëjta lagje për t’i “vëzhguar ata” dhe mbi të gjitha për të identifikuar mendimet e tyre politike. Ky sistem është aplikuar që nga viti 2009, siç pranohet publikisht nga Kryeministri pas këtyre zbulimeve. Për të identifikuar personin që i monitoron çdo ditë, mijëra shqiptarë kanë kontaktuar me faqen Lapsi.al prej dy javësh për të kërkuar që t’u jepet emri i “patronazhistit” të tyre”, ka shkruar Le Monde.

Ndërsa gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung ka bërë një reportazh nga Laci në prag të zgjedhjeve. Ajo është mbështetur tek rrëfimi i një banori, Tahir Murati të cilit tërmeti i prishi shtëpinë. Ai ka votuar edhe në vitin 2013 edhe në vitin 2017 për Ramën por këtë herë do të ndryshojë votë i zhgënjyer nga premtimet e pambajtura të kryeministrit. Në këtë kuadër të zgjedhjeve, gazetari Florian Hassel rrëfen edhe historinë e rrjedhjes të të dhënave të zbuluar nga Lapsi.al

“Një tjetër skandal i parapriu zgjedhjeve të së Dielës: sipas medias investigative Lapsi, socialistët në pushtet dyshohet se abuzuan me bazat e të dhënave shtetërore: 910,000 votues me të drejtë në Tiranë u regjistruan, përfshirë numrat e tyre të telefonit dhe informacion personal. Prokurorët hapën hetime, por në vend që të kontrollonin selinë e partisë në pushtet, thirrën gazetarët për t’u marrë në pyetje” shkruan gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung.

 

Një BiG Brother gjigand përgjimesh i organizuar nga partia në pushtet për qëllimet e saj elektorale. Kështu e ka etiketuar shtypi gjerman skandalin e survejimit të 910 mijë qytetarëve të Tiranës.

“Shqipëria është shokuar nga  skandali i Big Brother ku të dhënat private dhe përkatësitë politike të qindra mijëra votuesve janë mbledhur në një bazë të dhënash në dispozicion vetëm të partisë në pushtet”, shkruan gazetari hollandez, Jarl van der Ploeg. Në një shkrim të gjatë në gazetën “De Volkskrant“, që e lidh këtë ngjarje me zgjedhjet e 25 prillit ai thotë: “Baza e të dhënave thuhet se është rritur veçanërisht kur shqiptarët ishin të detyruar të plotësonin formularët online gjatë mbylljes në shtëpi pëë shkak të koronës për të shkuar, për shembull, në supermarket”.

Po të njëjtën temë ka gjykuar si super interesante edhe gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung. Në artikullin e gazetarit, Volker Pabst nënvizohet se me dy mandatet e Ramës shpresat e para 8 vjetëve se ai do të reformonte Shqipërinë janë shuar. Aty i bëhet një analizë mënyrave se si rilindja i ka manipuluar zgjedhjet, duke përmendur përgjimet e Bild për votimet e Durrësit dhe Dibrës, dhe jepen shembuj të rritjes së tendencave autoritariste për të goditur mediat e pavarura. Përpos rastit të mbylljes së Agon Channel e përditshmja i kushton vëmendje edhe scoop-it të Lapsi.al. “Edhe pas skandalit të fundit, Rama kundërsulmoi menjëherë dhe akuzoi portalin Lapsi.al se ka manipuluar të dhënat. Media on line zbuloi se partia e tij mban listat e informacionit personal për 910,000 votues që mund të përdoren për të ndikuar tek ata. Disa shqiptarë ndihen të frikësuar sepse kujtojnë metodat e frikshme të policisë sekrete komuniste, Sigurimit të shtetit” shkruan gazetari Volker Pabst.

Ringjalljen e fantazmave të së shkuarës pas këtyre zgjedhjeve që shumëkush i interpreton si përpjekje për instalimin përfundimtar të një rregjimi e ka cekur edhe gazeta hollandeze, “De Volkskrant”. “Ajo që e bën çështjen tepër të ndjeshme është se diktatura komuniste, e cila drejtoi Shqipërinë deri në 1992, përdori një sistem të ngjashëm patronazhi me një total prej 14,000 spiunësh që vëzhgonin popullsinë. Zgjedhjet e së dielës janë të dhjetat që nga heqja e asaj diktature dhe, për shkak të këtij numri simbolik, duhet të jenë për të ardhmen, në vend të së kaluarës” thotë gazetari, Jarl van der Ploeg.

“Të dhënat e rreth gjashtëqind punonjësve të ambasadave të huaja në Tiranë, përfshirë personelin e ambasadës Hollandeze, janë gjithashtu në bazën e të dhënave, shkruan faqja e lajmeve Lapsi.al. Lapsi ishte gjithashtu mediumi i parë që publikoi screenshots të bazës së të dhënave javën e kaluar. Ministria Hollandeze e Punëve të Jashtme pranon që lista përmban informacione personale të punonjësve të ambasadës dhe e quan ekzistencën e bazës së të dhënave “shqetësuese”. “Punonjësit e ambasadës kanë raportuar ose do të raportojnë këtë,” tha një zëdhënës” shkruan ai në artikull.

Gazeta hollandeze vëren me çudi edhe faktit që në vend që të nisnin hetimet ndaj autoriteteve shtetërore organet e drejtësisë iu vërsulën gazetarëve që publikuan skandalin. “Ajo që nuk ndihmon është se që kur lajmi doli javën e kaluar, kryeredaktori dhe botuesi i faqes të lajmeve Lapsi.al u pyetën nga agjentët e shërbimit anti-korrupsion dhe u detyruan që të zbulojnë burimet e tyre. Por askush është marrë ende në pyetje në lidhje me skandalin nga Partia Socialiste”.

Gazeta holandeze shpjegon edhe mënyrën se si funksionon sistemi i patronazhistëve, survejimi që ata bëjnë dhe shënimet që lënë për qytetarët e përgjuar. Ponashtu si homologët e tyre zviceranë edhe gazetarët holandezë i kushtojnë paragrafë të tërë justifikimeve që ka dhënë kryeministri Rama dhe sulmeve të tij ndaj gazetarëve te Lapsi.al.

Marrë nga Lapsi.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet investigimi i lapsi.al mediat ndekombetare skandali me te dhenat personale investigimi i lapsi.al mediat ndekombetare skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni