
TIRANË– Rrëzimi i qeverisë Kurti ka sjellë trishtim edhe në Shqipëri. Dy nga vajzat e njohur në shoëbizin shqiptar kanë shprehur mërzitjen e tyre pasi mocioni i mosbesimit hodhi poshtë liderin e qeverisë Vetëvendosje.
Roza Lati dhe Oriola Marashi janë trishtuar shumë kur kanë marrë vesh këtë lajm dhe këtë gjë e kanë shprehur edhe me anë të postimeve në rrjetet sociale. Në disa foto në Instastory, Lati shpreh krenarinë që nden për një lider si Kurti dhe shkruan se këtë zotëri fisnik e do gjithë populli.
“Duhet t’ua shesësh shpirtin djallit që të hysh në politikë….më i drejti e ka pas gjithmonë më të vështirë këtë zotëri fisnik e do gjithë populli dhe kur ke fitu zemrën e popullit me hir a me pahir përpos aferave të politikanë duar ndyer Zoti të vë aty ku duhet me meritë. Më ka impresionuar pa masë intervista e tij kur ishte në Serbi, brenda ujqërve të asaj kohe…dhe ai dha intervistë për qëndrimin e tij politik. Për Kosovën e tij dhe ishte vetëm 25 vjeç. Çfarë kanë pas bërë këta politikanët e Kosovës kur ishin 25 vjeç? Kur Albin Kurti debatoi me ujqërit dhëmbë-gjak gati për ta shqyer. Më vjen shumë keq që në këtë botë nuk po zgjidhen gjërat me meritë dhe dinjitet. Ja zotëria brenda burgut të Serbisë, Tek pull, aty vetëm mes gazetarëve, gardianë dhe….ai tipi aty në krah të djathtë ishte ministri i jashtëm serb që Albin Kurti nuk e dinte. Por që as nuk u lëkund nga qëndrimi i tij,“- shkruan Roza Lati krah fotove.








Njërën prej këtyre postimeve e ka bërë edhe Oriola Marashi, modelja që njihet për pozat e saj në rrjetet sociale dhe për fotot nudo. Por mesa duket rrëzimi i qeverisë Kurti e ka brë të harrojë për një çast, postimet plot eros dhe t’i kthejë sytë nga politika.




Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua 51 ditë pas mandatimit. Mbrëmjen e kaluar Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.
(f.m/dosja.al)