Aktualitet

Zbulohen detaje nga shoqërimi i Oriola Marashit në Polici. Kontrolli në makinë që zbuloi hashashin dhe lapsusi i uniformave blu me emrin

Efektivët e Policisë nuk janë “lëkundur” nga qëndrimi i tyre për t’i bërë kontroll makinës. Me këtë rast, nuk është se në duart e Policisë përfundoi ndonjë “peshk i madh” apo ndonjë “i fortë” i botës së krimit, por u gjet një sasi e vogël hashashi.
Featured image of article: Zbulohen detaje nga shoqërimi i Oriola Marashit në Polici. Kontrolli në makinë që zbuloi hashashin dhe lapsusi i uniformave blu me emrin Oriola Marashi, modele

TIRANË- Modelja e njohur Oriola Marashi, e cila ende nuk ka mbushur 25 vjeç, ka kaluar një situatë jo fort të këndshme mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit Nr.3 e kanë ndaluar për disa minuta, pasi i është gjetur një qese farmacie, brenda së cilës kishte bimë narkotike, të dyshuar kanabis sativa. Kjo sasi e vogël hashashi që iu gjet nga një kontroll i rastësishëm teksa udhëtonte me makinë, solli përballjen e parë të modeles me Policinë. Rrjedhimisht, tashmë ajo do të përballet edhe me organet e drejtësisë, pasi do të jetë Prokuroria e Tiranës që do të vendosë nëse çështja do të pushohet apo do të dërgohet në Gjykatë. Burime nga Policia thanë se ajo po udhëtonte me një automjet tip “Audi”, bashkë me një mik të sajin, kur një pikë kontrolli në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë Laprakës, i ka bërë shenjë për të ndaluar. E në kuadër të masave të shtuara, që tashmë ka marrë Policia e Shtetit, për të luftuar kriminalitetin në vend, është ndaluar edhe modelja seksi e mjaft e njohur.

Por pavarësisht kësaj, duket se efektivët e Policisë nuk janë “lëkundur” nga qëndrimi i tyre për t’i bërë kontroll makinës. Me këtë rast, nuk është se në duart e Policisë përfundoi ndonjë “peshk i madh” apo ndonjë “i fortë” i botës së krimit, por u gjet një sasi e vogël hashashi. Nëse Oriola mori përsipër drogën për të shpëtuar nga shoqërimi mikun e saj, kjo nuk mund të thuhet, për aq kohë sa në komunikatën e Policisë, ndonëse i shkruar gabim, përmendet vetëm emri i modeles së njohur dhe nuk thuhet asnjë fjalë për mikun e saj. Megjithatë, pas verifikimeve paraprake, Oriola Marashi u la e lirë, por ndaj saj nisi procedim penal dhe materialet mësohet se janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

MODELJA

Modelja shqiptare, Oriola Marashi, ka përfunduar në dosjet e Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës pasi është kapur me bimë narkotike. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, gjatë një kontrolli të rastësishëm mjeti në afërsi të Laprakës, ku Oriola po kalonte me makinë bashkë me një mikun e saj. Lajmi konfirmohet nga Policia e kryeqytetit, ndërsa ngjarja është shënuar edhe në komunikatën e brendshme të Policisë. Burimet thanë se procedimi i modeles i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, pasi më 8 shkurt të këtij viti iu gjet dhe bllokua një sasi lënde kanabis sativa.oriola

“Me datë 08.02.2020 u referuan materialet në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen Arjola Tonin Mirashi, e ditëlindjes 18.03.1995, sepse në orën 19:20, në rrugën ‘Dritan Hoxha’ iu gjet dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale 1,9 gramë lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa. Neni 283/1”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. Në fakt, në këtë njoftim ka një lapsus (nuk dihet nëse është i qëllimshëm apo jo), në shënimin e emrit të modeles, që në fakt quhet Oriola Marashi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas publikimit të lajmit ka reaguar edhe nëna e modeles, Xhoi Jakaj, e cila, e indinjuar me lajmet që qarkullojnë online, u shpreh për “Gazeta Shqiptare” se gjithçka është trillim nga dashakeqësit dhe se Oriola nuk ka se si të jetë ndaluar nga Policia mbrëmë (të hënën), pasi gjendej në Vjenë, ku dhe vijon të jetë. Në fakt, ngjarja së cilës i referohen mediat ka ndodhur të shtunën dhe jo të hënën në mbrëmje. Madje, në profilin e saj në “Instagram”, vetë modelja ka publikuar disa foto, të cilat dëshmojnë që ajo ndodhet në Vjenë prej të paktën 3 ditësh. Por kjo nuk e mohon atë që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

“Është një trillim i shëmtuar. Nuk ka asgjë të vërtetë. Oriola nuk është ndaluar as mbrëmë, as kurrë nga Policia. Ajo prej disa ditësh gjendet në Vjenë, ku është e angazhuar me projekte të reja në fushën e modelingut. Gjithçka është një shpifje për ta dëmtuar. Këto lajme kemi vendosur t’i ndjekim penalisht. Do të ketë një padi për cilindo që ka publikuar këtë lajm krejtësisht të pavërtetë”, ka thënë Jakaj për “Gazeta Shqiptare”.

(Marrë nga Panorama)

Shto Koment