Blog

‘Origjinat’ si Bibla dhe Kurani

Fëmijet e lindur në kohën e sulmit të Kullave Binjake në New York në  2001, peshonin më pak se norma. E njëjta gjë është vënë re gjatë tërmetit dhe uraganit Katrina. Për të gjykuar për pasojat e tyre të mëtejshme na duhen edhe 3-4 dekada.
Featured image of article: ‘Origjinat’ si Bibla dhe Kurani Myftar Barbullushi

Ne vitin 1989, pasi Charles Gaston pranoi  vrasjen e nje shitesi ne nje dyqan cigaresh ne Sacramento, Kaliforni, Gaston u perball me denimin me vdekje. Avokati i tij mbrojtes do te befasonte sallen e gjyqit duke e mbeshtetur mbrojtjen e te akuzuarit ne dokumenta sipas tw cilave, nena e tij pinte alkol nderkohe qe ishte shtatzane e, per me teper, kish qene e dehur edhe diten e lindjes se tij.  Psikologet e therritur nga trupi gjykues argumentuan se sjelljet tona, deri ato kriminale, kushtezohen nga gjerat qe ndodhin ne 9 muajt e jetes ne barkun e nenes, duke i detyruar gjykatesit te anullojne  denimin me vdekje.

Te tille fakte e histori dramatike vine mjeshterisht te publikuara nga gazetarja dhe kerkuesja Annie Murphy Paul, ne librin me titull ‘Origjinat’. Libri flet per misterin ne barkun e nenes. ‘Origjinat’ eshte nje mbikqyrje shkencore, gati gati triller, qe te bind se 9 muajt e shtatzanisw kushtezojne e i japin forme pjeses tjeter te jeteve tona. Shume nga karakteristikat tona individuale, te tilla si shendeti,  inteligjenca apo temperamenti, nuk varen thjesht e domosdoshmerisht nga gjenet apo vitet e hershme te femijerise por,  nga cilesia e  jetes ne barkun e nenes.  Annie Murphy Paul, edhe pse as mjeke e as shkencetare, duke u futur ne laboratoret e studjuesve te jetes fetale, duke intervistuar eksperte ne te gjithe boten e duke notuar ne filozofine, sipas te ciles, gjithesecili prej nesh, per mire apo per keq, profilohet si i tille qe ne barkun e nenes, do te zbulonte histori sa interesante aq dhe dramatike, fale te cilave do te mesonte se:

Te lindurit ne kohen e pushtimit nazist, ne Hollande, gjate luftes se II Boterore, sot e kesaj dite, edhe pse kane kaluar dekada, vazhdojne t’i vuajne pasojat e luftes; shumica e tyre kane lindur nen peshe dhe nje perqindje e larte e tyre vuajne nga semundje kronike, te tilla si semundjet e veshkave, te zemres dhe diabeti.

Femijet e lindur ne kohën e sulmit te Kullave Binjake ne New York ne  2001, peshonin me pak se norma. E njejta gje eshte vene re gjate termetit dhe uraganit Katrina. Per te gjykuar per pasojat e tyre te metejshme na duhen edhe 3-4 dekada.

Nje femije i lindur ne vere apo ne dimer nuk eshte e njejta gje. Te lindurit ne vere jane 1 centimeter me te gjate dhe me nje sistem kockor me te zhvilluar ne krahasim me femjet e lindur ne dimer. Dhe, ne fakt, eshte e llogjikshme: ne vere ka shume diell dhe nena shtatzene sintetizon me shume vitamine D. Ndersa dimri, nga ana tjeter, ka me shume infeksione virale te cilet mund te kompromentojne zhvillimin e femijes.

Femijet e nenave te kequshqyera gjate shtatzanise, sidomos te atyre qe nuk kane konsumuar proteinat e nevojshme, rezulton te jene te predispozuar per obezitet, diabet apo semundje zemre. Nga ana tjeter, edhe ushqimi i tepruar gjate shtatzanise mbart me shume rrezik per lindjen nje femije me defekte te lindura, sesa ne rastin e nje gruaje me peshe normale.

Ushqyerja me peshk gjate shtatzanise eshte e rendesishme, pasi ndihmon ne zhvillimin e sistemit nervor te  bebit, por edhe kjo me mase. Femijet e lindur nga nenat qe gjate shtatzanise ushqehen vetem me peshk,  sidomos peshk shpate dhe ton,  shfaqin veshtiresi per t’u shprehur ne shkolle e deri vonese mendore. Mendohet se sasia e zhives qe permbajne keta peshq ndikon ne trurin e femijes.

Pasi lexova, ose, me mire, e perpiva librin e Annie Murphy Paul, ajo qe si gozhde me mbeti ne mendje ishte; Kush mund ta imagjinonte se ushqimi i nenes ne shtatzani do te kishte influence kaq te fuqishme ne mireqenien, intelektin, zhvilimin mendor dhe shendetin tone deri  ne pleqeri?.

Ballafaqimi me literaturen me recente shkencore, me nje sere studimesh te universiteteve me te medha te botes, me fakte te mirefillta shkencore, me bindi  mbi vertetesine e observacioneve dhe konkluzioneve te Enit, duke me hequr dhe ate tis dyshimi e paragjykimi qe krijon nje rezultat qe nuk vjen nga laboratoret shkencore.  Pra, megjithe paragjykimin tim, Eni paska te drejte.

Duke “naviguar” me barken e shkences, ne lengun amiotik ku “noton” bebi, te vetmen gje qe kuptova ishte se ajo qe ndodh ne barkun e nenes eshte nje pazell shkencor aq misterioz dhe afashinant sa c’eshte brendia e nje atomi. Para pak kohesh brendia e atomit duket se e ka humbur kuriozitetin,  pas “autopsise” qe ju be atij vitin e kaluar nga studiuesit e laboratorit te Zvicres.  Studimet recente po perpiqen te bejne te njejten gje me ate cka ndodh ne barkun e nenes.  Ata kane ndryshuar menyren e te menduarit tone per 9 muajt para lindjes.    

‘Barra nuk eshte  nje gjendje  pritjeje me durim per momentin e magjise, lindjes, por nje kohe perpjekesh nga ana e nenes per te projektuar te ardhmen e femijes, pasi menyra e saj e jeteses ka nje influence dramatike ne jeten e ardheshme te femijes se saj’.

 Per me teper, epidemia e semundjeve te zemres, diabetit dhe veshkave projektohet qe ne barkun e nenes, ndaj politikat  duhet te hyne thelle ne vulnerabilitetin e ambjentit rreth e qark barres, duke i meshuar ndergjegjesimit te shoqerise per kujdesin dhe mbeshtetjen e gruas shtatzane me qellim parandalimin e semundjeve kronike. E di qe nuk eshte e lehte, sidomos ne nje shoqeri si e jona kur per gjene me te bukur e te kuptimte ne jeten e njeriut, deri vone, edhe pse, lumturisht, nuk na qellon ta degjojme me, eshte thene;

“Me nder me thene, eshte me barre”.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment