
TIRANË– Profesori dhe akadademiku i njohur Artan Fuga, ka nxjerr në treg botimin e tij më të ri të titulluar, ” Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë”.
Nga postimi tij kuptohet se botimi i tij i ri përbëhet nga dy vëllime të ndara, ku së pari është “Shoqëria Periferike”, ndërsa vëllimi i dytë është përmbledhur nën titullin “Shoqëria Piramidale”.
Një përfaqësim i dy epokave të historisë së këtyre 3 dekadave. Ndërkohë krahas postimit ku tregohet edhe kopertina e botimit tij të ri, Fuga ka renditur edhe një listë të gjatë pyetjesh sa i përket gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Duke nisur që prej rënies së shoqërisë totalitare në vitin 1990 e deri më sot, akademiku ngre pyetjet mbi gabimet që janë bërë dhe kanë shkaktuar një zinxhir problemesh ndër vite.

“Ku kemi gabuar? Ku nisi gabimi? Cfarë kemi humbur? A mund të mos hynim në rrugë të shtrembër? Kush e ka përgjegjësinë? Pse duhet ta mbajmë mend çfarë na ka ndodhur? Pse jemi pa fat? Cilat janë parametrat e dramës? Sa vjet do ta paguajnë shqiptarët mëkatet tona? Pse Shqipëria hyri në rrugën pa krye dhe jo venet e tjera? Kush mund ta nxjerri nga balta? Ku kemi rënë? Cfarë po vuajmë? Cilat janë pësimet që duhen bërë mësime? Cfarë mësimesh dhe kujtese duhet t’i transmetojmë brezave? Cfarë duhet t’u kujtojmë cdo sekondë politikanëve, diplomatëve, gazetarëve, shtetarëve, kryeministrave? A duhet ta mbledhim mendjen apo do të vazhdojmë si më parë? Cilat lëvizjet që duhen bërë për të dalë nga bataku? Pse Pushteti prish ekonomia, ekonomia degjeneron pushtetin, dhe na bëjmë të varfër ndërkaq që ata, ata, ata, grumbullojunë pasuri ajatollahësh? Pse droga, pse PPP, pse korrupsion, pse vjedhje votash, pse monopolizim i politikës? Sa na duhet nëse që sot e fillojmë ndryshe?”-ka shkruar Fuga.
A.C/Dosja.al