Aktualitet

Orgji dhe drogë në Vilë Bashtovë, Mentor Kikia në mbrojtje të turistëve: Çfarë është kjo histeri?

Kikia në një reagim në Facebook, shkruan se titujt e mediave ishin një histeri, pasi sipas tij të huajtë nuk po bënin asgjë.
Featured image of article: Orgji dhe drogë në Vilë Bashtovë, Mentor Kikia në mbrojtje të turistëve: Çfarë është kjo histeri? Plazhi nudo në Vilë Bashtovë

TIRANË- Gazetari Mentor Kika ka reaguar pas debatit të hapur ditët e fundit për gurpin e të huajve që bënin plazh nudo dhe pinin drogë në Vilë Bashtovë. Kikia në një reagim në Facebook, shkruan se titujt e mediave ishin një histeri, pasi sipas tij të huajtë nuk po bënin asgjë.

Mos harroni, në fund ata të degjeneruarit, bënë edhe atë që nuk është parë kurrë në plazhet tona: I mblodhën të gjitha mbeturinat që bënë, i futën në qese të zeza dhe i bënë pirg, me shpresën se do të shkojë bashkia ti marrë. Por bashkia, kuptohen, nuk e ha atë kokërr ulliri. Aty të rrinë”, shkruan gazetari.

POSTIMI I PLOTË

Nudistët e degjeneruar që na prishën moralin…. Shumica e mediave shqiptare u alarmuan dy ditët e fundit sepse ca të rinj të huaj, të paedukatë, po laheshin cullak në një plazh në Rrogozhinë. Të rinj, që kishin mbërritur me rulota, po dëfrenin sipas qejfit të tyre. Padyshim që nuk mungojnë as ata që tymosin hashash, apo ndonjë drogë tjetër.

Në të gjithë mediat online shpërthyen titujt “Seks kolektiv, nudizën dhe drogë në plazh”. Nga vidoja dukeshin 2-3 vajza toples, dhe një çift krejtësisht nudo, në ujë. Të tjerë që harboheshin duke pirë, e kërcyer pasi nuk kishin ardhur për konferencë shkencore.

Edhe? Çfarë është kjo histori dhe histeri? Në çdo vend e në çdo zonë turistike, ka njerëz që lahen nudo. Nuk ishte një nudizëm masiv që të justifikojë alarmin apo që po shqetësonte popullin namusqar shqiptar. Ketu tek ne, toples ka vajza që dalin edhe nëpër pishina e jo më në det. Ndersa shumica kane vetem nje rrip ne prapanice. Sa për hashash, më mirë të mos flasim se do na zënë me gurë. Padyshim, nuk do te ishte e lejueshme qe kjo te ndodhte tek Gjiri i Lalzit apo ne Durres, mes mijera pushuesve.

Kur po lexoja lajmet me “Sex, drogë dhe Rock ‘n’ Roll” mu kujtuan vitet e par ’90, kur vinim në bufe kanaçet e Coca Cola-s, apo pijeve të tjera të huaja që filluan të futen në treg. I mbanin për suvenire. Mos harroni, në fund ata të degjeneruarit, bënë edhe atë që nuk është parë kurrë në plazhet tona: I mblodhën të gjitha mbeturinat që bënë, i futën në qese të zeza dhe i bënë pirg, me shpresën se do të shkojë bashkia ti marrë. Por bashkia, kuptohen, nuk e ha atë kokërr ulliri. Aty të rrinë.

Një kronikë e transmetuar dje nga televizioni “Abc News”, zbuloi atë që ka ndodhur këtë verë në plazhin e Vilë-Bashtovës. Drogë, seks në grup, shiringa heroinë, muzikë 24 orë, janë stili i zgjedhur nga qindra turistë të huaj që kanë zbarkuar me rulot e tyre në këtë plazh të panjohur të Adriatikut.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment