Politike

“Organizoi vrasjen e Ilir Reçit”, Berisha akuza të forta Ndreut: Bashkëpunove me tre policët

Në një status në rrjetet sociale, Berisha akuzon Ndreun të ketë organizuar vrajsen e një personi në Rrëshen.
Featured image of article: “Organizoi vrasjen e Ilir Reçit”, Berisha akuza të forta Ndreut: Bashkëpunove me tre policët Sali Berisha dhe Pjerin Ndreu

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale, teksa akuzon Pjerin Ndreun për organizim vrasjeje.

Në një status në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari ku shkruhet se Ndreu ka urdhëruar tre oficerë policie, teksa përmenden dhe emra, për të vrarë një person me rrezikshmëri në Rrëshen.

Sipas mesazhit të publikuar nga ish-kryeministri, Pjerin Ndreu ka bashkënuar me një person të quajtur Vlash Kaçorri dhe dy të tjerë për të vrarë një tjetër me emrin Ilir Reçi.

Statusi i Sali Berishës

Akuze tjeter e rende per Pjerin Ndreun si organizator vrasje!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr pashe lajmin tend per Pirin Ndreun aj qytetari qe kish ber nje denocim per te.Po ta them dhe un nje kujozitet ne Rreshen ka qen nje eksponet i rrezikshem per qytetin Ilir Reci dhe Pirin Ndreu urdheron 3 oficer policie me ne krye Vlash Kacorrin dhe i lujne nje loje me Bardhajt e Nderfushzit ku i ngatrrojn ne nje konflikt me pasoj vdekjen e Ilir Recit per saksine i informacionit me paft zoti nga shpia ne qoft se jam tu te rrejt.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment