Aktualitet

VIDEO/ Organizoi mbrëmje mature, gjobitet me 10 milionë lekë të vjetra lokali në Berat

Në bashkëpunim me ISSHP, pronari i këtij lokali u gjobit me gjobë 1.000.000 lekë, pasi ka shkelur masat kufizuese të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
https://www.facebook.com/659353774183862/videos/440407810254514/

BERAT– Një lokal është gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra, sepse ka organizuar një mbrëmje mature në kundërshtim me aktin normativ për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Policia e qarkut ka shpërndarë pamjet ku shihet sesi patrullat vijojnë kontrollet për të parandaluar përhapjen e virusit nga personat e prekur.

NJOFTIMI I PLOTE: 

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COVID-19, me qëllim respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, si dhe në lokale për të respektimin e protokolleve të sigurisë

Strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur dhe rastet e reja. Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu kontrollet kanë vijuar dhe në biznese e lokale të qarkut të Beratit dhe si rezultat u konstatua se në një lokal, në mbrëmje, ishte organizuar një festë mature, duke shkelur protokollet e sigurisë dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë që ndalon zhvillimin e mbrëmjeve të maturës.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë bllokoi zhvillimin e këtij aktiviteti masiv në ambiente të mbyllura dhe pa masa sigurie. Në bashkëpunim me ISSHP, pronari i këtij lokali u gjobit me gjobë 1.000.000 lekë, pasi ka shkelur masat kufizuese të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Beratit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment