Aktualitet

Organizoi dasmë në oborrin e banesës, ndëshkohet me 1 milionë lekë qytetari në Bulqizë

Sipas një njoftimi nga Policia, mësohet se  shtetasi B.Gj ka organizuar dasmë në shkelje flagrante të protokolleve të sigurisë të përcaktuara
Featured image of article: Organizoi dasmë në oborrin e banesës, ndëshkohet me 1 milionë lekë qytetari në Bulqizë Foto ilustruese

BULQIZË- Një pronar lokali në Bulqizë është ndëshkuar me 1 milionë lekë gjobë, pasi kishte organizuar një dasmë në oborrin e banesës së tij. Sipas një njoftimi nga Policia, mësohet se  shtetasi B.Gj ka organizuar dasmë në shkelje flagrante të protokolleve të sigurisë të përcaktuara

Po ashtu shtohet se në dasmë ishin shumë të ftuar duke u kthyer në burim rreziku për infektim dhe përhapje të COVID-19.

Organizoi dasëm në oborrin e banesës në kundërshtim flagrant me protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e ndëshon me 1 milion lekë gjobë . Shërbimet e Komisariatit Bulqizë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte dhe në çdo ambient tjetër, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar shtetasin B. Gj., i cili kishe organizuar dasëm në oborrin e banesës së tij, me një numër të madh personash në shkelje flagrante të protokolleve të sigurisë të përcaktuara në Aktin Normativ, duke u kthyer në burim rreziku për infektim dhe përhapje të COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për shtetasin B.Gj., Policia e Bulqizës ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, shkruan Policia.

Po ashtu Policia ka vijuar kontrollet dhe në qytete të tjera ku janë ndëshkuar dhe disa pronarë lokalesh për kthyer të ndryshme të protokollit të sigurisë kundër COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment