Aktualitet

Organizoi dasmë kundër rregullave të COVID-19, Policia gjobit me 1 mln Lekë pronarin e lokalit në Durrës

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se kundër pronarit P.M. është vendosur një masa administrative prej 1 milion Lekë të rinj. 
Featured image of article: Organizoi dasmë kundër rregullave të COVID-19, Policia gjobit me 1 mln Lekë pronarin e lokalit në Durrës Lokali në Durrës

DURRËS- Policia e Durrësit ka gjobitur sot një pronar lokali pasi kishte organizuar dasmë në ambientet e administruara prej tij dhe nuk kishte ruajtur distancat fizike mes të ftuarve. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se kundër pronarit P.M. është vendosur një masa administrative prej 1 milion Lekë të rinj. 

Po ashtu janë proceduar penalisht dhe 4 persona të tjerë, pasi kishin vendosur shezlongë në plazh pa lejen e autoritetve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË

Organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me masë administrative pronari i lokalit. Gjithashtu kanë vijuar kontrollet edhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së krimeve mjedisore. Procedohen penalisht 4 shtetas, për zaptim të sipërfaqjes së tokës publike me shezlongë. Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë kanë evidentuar në lagjen nr. 6, Vardadhë, Sukth, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin P. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasit: A. Sh., 42 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues në Shijak dhe Tiranë, pronar dhe administrator të një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik, kishin vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

Zh. I., 46 vjeçe, banuese në fshatin Rrotull, Durrës, pronare e një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik kishte vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente. D. K., 27 vjeç, banues në fshatin Armath, Durrës, administrator i një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik kishte vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment