Bota

Organizatori i orgjisë në Bruksel rrëfen detaje: Në festa të tilla kanë marrë pjesë zyrtarë nga 9 shtete evropiane

Mësohet, se organizatori David Manzheley ka thënë se ai ka qenë një organizator parti homoseksuale për dy vjet dhe në këtë periudh në festat e tij ka pasur përfaqësuese nga nëntë shtetet evropiane, por si fillim të rrëfimit ai ka folur për burra nga Polonia, të cilët sipas tij i kanë kërkuar që mos të tregonte indetitetin e tyre, pasi janë familjarë.  
Featured image of article: Organizatori i orgjisë në Bruksel rrëfen detaje: Në festa të tilla kanë marrë pjesë zyrtarë nga 9 shtete evropiane Jozsef Szajer

BRUKSEL-Organizatori i orgjisë në Bruksel,David Manzheley, ku u kap dhe eurodeputeti hungarez Jozsef Szajer, ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin. Sipas mediave të huaja, në një intervistë, ai ka thënë se në vend ka pasur dhe përfaqësues institucionalë nga Ukraina, Franca, Gjermania, Holanda, Luksemburgu, Zvicra, Polonia dhe Spanja.

Mësohet, se organizatori David Manzheley ka thënë se ai ka qenë një organizator parti homoseksuale për dy vjet dhe në këtë periudhë në festat e tij ka pasur përfaqësuese nga nëntë shtetet evropiane, por si fillim të rrëfimit ai ka folur për burra nga Polonia, të cilët sipas tij i kanë kërkuar që mos të tregonte indetitetin e tyre, pasi janë familjarë.

“Shumë figura publike nga vende të ndryshme marrin pjesë në ngjarjet e mia, duke përfshirë politikanë polakë. Ata kanë familje dhe kanë kërkuar që nga fillimi të mbajnë sekret pjesëmarrjen e tyre në orgjinë homoseksuale“,- tha ai.

Sakaq, ai ka folur dhe për shtetet e tjera, ku ka theksuar se nga nëntë vendet në listë, pjestarët që kanë marrë më shumë pjesë kanë qenë politikanë hungarezë dhe polakë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si u zbulua orgjia?

Organizatori i festës së orgjisë ka treguar sesi është zbuluar nga policia. Sipas tij dikush që hyri në shtëpi e la derën hapur duke bërë që zhurmat të tërhiqnin vëmendjen e  fqinjëve që thirrën policinë. Agjentët hynë në shtëpinë ku dera ishte hapur dhe zbuluan festën. Ndërkohë, prokurori i cili merret me çështjen konfirmoi se politikani hungarez u përpoq të arratisej nga banesa duke u ngjitur në dritare, por ai u indetifikua.

Festa u zbulua disa ditë në më parë në një shtëpi në Bruksel, ku pjesëmarrës në të ishte  dhe eurodeputeti hungarez Jozsef Szajer, vetëm dy ditë pasi u raportua në media ai hoqi dorë nga posti i tij. Sakaq është bërë e ditur se përveç tij në festë kanë marrë pjesë dhe disa zyrtarë të tjerë të paindetifikuar ende.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment