Bota

Mendonin se policët ishin pjesë e festës, organizatori i orgjisë: U përpoqën tu zbërthenin pantallonat

David Manzheley, organizatori i origjisë homoseksuale në Bruksel ka thënë se në momentin që policët kanë hyrë në banesë, antarët e festës kanë menduar se ata ishin pjesëtar që po bashkoheshin në orgji. 
Featured image of article: Mendonin se policët ishin pjesë e festës, organizatori i orgjisë: U përpoqën tu zbërthenin pantallonat

BRUKSEL– David Manzheley, organizatori i orgjisë homoseksuale në Bruksel, ku u kap dhe eurodeputeti hungarez Jozsef Szajer ka zbuluar dhe disa detaje të tjera në lidhje me momentin kur Policia ka hyrë në banesë. Sipas mediave të huaja, ai ka thënë se në momentin që policët kanë hyrë në banesë, antarët e festës kanë menduar se ata po u bashkoheshin orgjisë.

“Rreth 30 meshkujt e ftuar janë përpjekur të zbërthenin pantallonat e policëve, duke besuar se ishin pjesë e orgjisë,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, Manzheley ka thënë se më vonë dhoma u mbush plot me policë, të cilët thoshin të nxirrnin kartat e identitetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Papritur dhoma e pritjes u mbush plot me policë. Ata nisën menjëherë të bërtisnin ‘Kartat e Identitetit! Tani!’ Por njerëzit nuk kishin pantallona me vete, si mund t’i nxirrnin ata kartat kur ishin të zhveshur? Po afrohen Krishtlindjet, njerëzit janë të etur për takime. Është normale që burrat e komunitetit homo të kërkojnë zgjidhje alternative për t’u takuar. Ne nuk vijmë këtu për t’u ulur për të pirë çaj, njerëzit vijnë për seks”, tha Manzheley.

Disa ditë më parë është zbuluar një festë me orgji homoseksuale në Bruksel ku pjesë e saj ishte dhe eurodeputeti hungarez Jozsef Szajer, i cili dy ditë më vonë dha dorëheqje. Sakaq është bërë e ditur se përveç tij në festë kanë qenë dhe disa zyrtarë të tjerë evropianë.

(k.a./dosja.al)

Shto Koment