Aktualitet

‘Dil jashtëëë!’/ Plas keq grushti në mes të shkollës, të rinjtë e FRPD sherr me Organizatën Politike, përfshihen edhe studentët nga Kosova: Paskeni hedhur shumë lekë

Studentët e Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës kishin organizuar një event ku u fol për sindikalizmin dhe aktivizmin në Shqipëri. Por mesa duket eventi u ndërpre për shkak të grupit të të rinjve të Partisë Demokratike që kishin shkuar dhe kishin prishur të gjithë organizimin.

KOSOVË– Organizata Politike ka postuar një video sherri. Sipas tyre, është pikërisht momenti kur anëtarët e FRPD-së, të “urdhëruar” nga biznesmeni Samir Mane kanë sulmuar dhe përdhosur ambientet e Universitetit të Prishtinës. 

Studentët e Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës kishin organizuar një event ku u fol për sindikalizmin dhe aktivizmin në Shqipëri. Por mesa duket eventi u ndërpre për shkak të grupit të të rinjve të Partisë Demokratike që kishin shkuar dhe kishin prishur të gjithë organizimin. Në video duken qartë momentet e grushtit dhe një vajzë që bërtet: Jashtë, dil jashtëëëëëë! Paskeni hedhur shumë lekë. Largohu mor’ akoma nuk zure mend ti mor.

“Kjo është fytyra vulgare e pushtetit që mbahet në këmbë nga oligarkët në bashkëpunim me politikanët e çdo krahu. Prandaj lufta ndaj pushtetit të Samir Manes është lufta që ka prekur nervin e të gjithë sistemit të kalbur 30-vjeçar. Në lojë nuk janë vetëm interesat e kryeoligarkut, por edhe e të gjithë pushtetarëve që ushqehen me paratë e tij,”-shkruhet ndër të tjera në postimin e OP-së.

POSTIMI I PLOTË:

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe anëtari i OP-së, pedagogu Arlind Qori, i cili me anë të një statusi në rrjetin e tij social në Facebook ka sqaruar gjithçka duke bërë edhe akuza. Në reagimin e tij Qori shkruan se PD-ja i ka shërbyer  Samir Manes dhe oligarkëve njëlloj si Edi Rama dhe PS.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata urrejnë të varfrit, përçmojnë punëtorët dhe mendojnë vetëm si të grabisin. Gara e tyre me Ramën është se kush do të vjedhë më parë e më shumë. Me të tillë “opozitë”, Rama do të plakej në pushtet. Po fatmirësisht në shoqërinë shqiptare po lindin trupa politiko-shoqërorë aq vitalë, sa PS, PD e LSI janë në buzë të koshit të plehrave,”-shkruan ndër të tjera Qori. 

POSTIMI I ARLIND QORIT:

Nuk dihet se përse të rinjtë e FRPD-së kanë shkuar në Kosovë dhe nëse kanë qenë të ftuar. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga kreu i tyre, Belind Këlliçi. 

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “‘Dil jashtëëë!’/ Plas keq grushti në mes të shkollës, të rinjtë e FRPD sherr me Organizatën Politike, përfshihen edhe studentët nga Kosova: Paskeni hedhur shumë lekë

  1. te shpresojme qe Kosova dhe kosovaret ta kuptojne qe komunizmi dhe tentakulat e MJAFT duhen mbajtur sa me larg, sepse vec sherrin kane per t’ia pare

Shto Koment