Kuriozitete

Mungojnë në farmaci? Ja se si të përgatisni me kushte shtëpie një dizefektues duarsh

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë publike një recetë shumë të thjeshtë se si ta krijoni xhelin dizefektues të duarve në shtëpi.
Featured image of article: Mungojnë në farmaci? Ja se si të përgatisni me kushte shtëpie një dizefektues duarsh Foto Ilustruese
Përditësuar:

Dizefektuesi i duarve dhe higjena personale është gjëja më rëndësishme për shëndetin tonë, pasi epidemia e koronavirusit po përhapet.

Prandaj në këto kushte mos hargjoni para për të marrë ilaqe që kushtojnë dhjetra euro në internet, por krijojeni atë vetë, pasi mund t’ju kushtojë shumë më lirë dhe mund të jap shumë efekt.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë publike një recetë shumë të thjeshtë se si ta krijoni xhelin dizefektues të duarve në shtëpi. Për ta përgatitur ju duhet një enë e pastruar mirë, (mund të përdorni dhe shiringa) dhe produktet e mëposhtme:

– Alkool për likerin (atë që e gjeni në supermarket dhe që e përdorni për të bërë pijet)

– 3% peroksid hidrogjeni (ujë i oksigjenuar që keni në shtëpi)

– Glicerina (Nëse nuk e keni atë në shtëpi, shkoni te farmacisti)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Merrni një enë të pastër ku shënohet niveli i litrave dhe derdhni 833 ml alkool. Pastaj, me një shiringë, merrni 42 ml peroksid hidrogjeni dhe shtojeni në alkool dhe përziejeni. Tani arrin pjesa më e ndërlikuar: duhet të shtoni 15 ml glicerinë, e cila është shumë e dendur dhe për këtë arsye do t’ju bëjë të zemëroheni pak, por mos e humbni durimin.

Në këtë pikë përziejini mirë dhe shtoni ujë të zier për të arritur vëllimin e përgjithshëm të një litri.

Me kaq mjafton për të krijuar një xhel dezinfektues duarsh që mund ta shtini më pas në shishe më të vogla dhe ta përdorni herë pas here.

Burimi:News1

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment