Psikologji

Organizata Botërore e Shëndetësisë pranon se ‘stresi i punës’ nuk është i dëmshëm

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, stresi i punës nuk ka të bëj me çrregullimet mendore, madje nuk ndikon as në stilin tonë të jetës pasi ai përjetohet vetëm gjatë orëve që jemi në punë.
Featured image of article: Organizata Botërore e Shëndetësisë pranon se ‘stresi i punës’ nuk është i dëmshëm Stresi tek njeriu.

Stresi i punës është një diagnozë legjitime mjekësore, sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve, ose Organizatës Botërore të Shëndetit që udhëzon ofruesit mjekësorë në diagnostikimin e sëmundjeve.

Stresi i punës lidhet drejpërdrejt me punën dhe papunësinë, sipas mjekëve ky lloj stresi mund të krijohet sipas këtyre simptomave:

1. Mungesa e energjisë dhe lodhja 

2. Ndjenjat negative që lidhen me kushtet e punës

3. Reduktimi i efikasitetit profesional

Sipas këtyre të dhënave mjekët besojnë se ky lloj stresi nuk lidhet me çrregullimet mendore, por është një lloj diagnoze që lidhet vetëm me punën dhe askund tjetër. Ata e kanë studiuar këtë lloj stresi për dekada të tëra, për të krijuar një përkufizim specifik të tij dhe simptomave që sjell.

Gjatë asaj kohe, ata vunë në dukje se ky lloj stresi nuk konsiderohet çrregullim mendor, edhe pse ai është një nga problemet më të diskutuara të shëndetit mendor në shoqërinë e sotme.

Burimi: CNN

L.K/Dosja.al

Shto Koment