Bota

‘Orët e arta’ të Trump. Si e shpenzon presidenti i SHBA-ve kohën e tij

'Koha ekzekutive' e Donald Trump, flasin kritikët si presidenti i SHBA-ve shpezon kohën e tij, koha e takimeve zyrtare dhe koha e tij e lirë. Si funksionon e gjitha kjo?
Featured image of article: ‘Orët e arta’ të Trump. Si e shpenzon presidenti i SHBA-ve kohën e tij

Sipas disa fakteve alternative presidenti i SHBA-ve e konsumon pjesën më të madhe të kohës së tij në mënyrë të pastrukturuar , nga e cila një pjesë e madhe quhet ndryshe ‘koha e ekzekutimit’.

Kritikët e kanë interpretuar këtë si një eufemizëm për të gënjyer në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë dhe për të jetuar siç ai do, e të ketë kështu kohë mjaftueshëm për të reaguar ndaj Fox News apo duke postuar në Twitter.

Presidenti Donald Trump

Sipas ish- kongresmenit republikan Joe Scarorough në emisionin e tij ‘Morning Joe’ u shpreh kështu për këto sjellje të Trump: “Ka të moshuarit, të cilët luajnë në komunitetet e Boca-s dhe kanë më shumë kohë për të punuar se vetë presidenti ynë.” Aleatët e Trump e kanë kundërshtuar këtë pasi sipas tyre kjo kohë është e mbushur me telefonata dhe takime produktive, por ende nuk na shpjeguan se pse këto ndërveprime mbeten jashtë orarit të punës dhe sigurisht, të fshehta nga stafi i Shtëpisë së Bardhë. Debati shpërtheu fundjavën e kaluar kur një burim i paidentifikuar në faqen e internetit ‘Axios’, duke dëshmuar se Trump shpenzon rreth 60% të ditës së tij të planifikuar në “kohën ekzekutive“, një term i shpikur nga ish-shefi i tij i stafit, John Kelly. Kjo zakonisht përfshin pesë orët e para të ditës, nga zgjimi rreth orës 6 të mëngjesit deri në mbledhjen e tij të parë rreth orës 11:00.

Axios raportoi: “Presidenti ndonjëherë i bën takimet gjatë kohës ekzekutive, pasi nuk dëshiron që West Wing të marrë vesh për takimet e tij dhe kështu ai mund të mbrohet nga spiunimet. Ndonjëherë mëngjeset e tij përfshijnë takimet me krerët e shtetit, takimet politike dhe takimet me avokatët në rezidencë.” Zakonisht në takimet e tij përfshihen drejtuesin e Fox Neës, Sean Hannity dhe Lou Dobbs, avokatin Rudy Giuliani, biznesmenin Richard LeFrak, Chris Ruddy, Keith Schiller, anëtarët e Kongresit duke përfshirë senatorin Lindsey Graham dhe përfaqësuesin amerikan Mark Meadows. Në të tilla takime thirren gjithashtu edhe gazetarët e New York Times. Megjithatë, këto takime nuk organizohet gjatë ditës.

Por, Chris Whipple, autori i ‘The Gatekeepers’ duke e kundërshtuar gjithë këtë tha: “Duhet të kuptoni se kjo është e gjitha një farsë, asgjë nuk është e vërtetë. Ai takohet me miqtë, luajnë, bisedojnë dhe shikojnë televizor. Nëse këto takime do të kishin qëllime qeveritare duhet të ishin në orare të caktuara. Ai ndoshta është shembulli më i keq, pasi përqëndrimi dhe disiplina janë kryesore. Për presidentët, çdo moment është i vlefshëm dhe të harxhosh këtë kohë të çmuar tregon se përse kjo Shtëpinë e Bardhë është aq e paefektshme.”

Stafi paraardhës dhe ai i tanishëm mohojnë se këto bisedime nuk sjellin asgjë të keqe.

Cliff Sims, ish-drejtor i strategjisë së mesazheve të Trump, argumenton se nuk do të ishte praktike t’i vendosësh ato në orar: “Të gjitha këto takime sigurisht janë dokumentuar: shkrimet e thirrjeve dhe të gjitha ato ekzistojnë në fund të fundit. Unë thjesht mendoj se do të ishte e pamundur që në fakt të kishim një listë të shtypur që u dërgua të gjithëve në fund të fundit duke thënë:” Presidenti u zgjua këtë mëngjes dhe vendosi që ai do të bënte këto 10 telefonata.”– tha ai për ‘The Guardian.’

Gjithashtu Sims shtoi: “Unë mendoj se oraret janë relativisht të sakta për sa i përket pjesëve të mëdha të ditës së tij mbeten të pa strukturuara. Gjëja në lidhje me atë që është kritika e padrejtë është se ajo është duke u përdorur për të nënkuptuar se ai nuk punon shumë. Në përvojën time, ato pjesë të kohës ekzekutive kur ai është ulur në dhomën e ngrënies private ai vazhdimisht merrte telefonata. Ai kishte biseda gjtihmonë me këshilltarët për çdo gjë. Ndaj edhe koha e lirë ishte gjtihmonë e zënë.”

Sims vuri në dukje se në librin e tij ‘The Art of Deal’, pasqyron përgjegjshmëritë e Trump, ku përshkruan ditën e tij tipike si Trump dhe sugjeron se ai beson se shumë struktura e frenojnë kreativitetin, kështu që preferon më tepër të bëjë thirrje, për marrëveshje dhe improvizim. “Mendoj se ai i afrohet presidencës shumë të ngjashme me atë. Tani, kjo ka të metat dhe avantazhet e saj. Unë mendoj se koha e pastrukturuar e lejon atë të krijojë kaosin krijues, nëse do. Sfida është më shumë në zbatimin e direktivave të tij të politikave. Mungesa e procesit për disa nga këto gjëra në të vërtetë ka qenë një dëm. Por kjo ide se ai është ulur aty gjatë gjithë ditës duke parë televizor dhe duke mos bërë asgjë nuk është një pasqyrë e saktë për atë që ai po bën aktualisht në ato dritare të kohës “.

Të tjerët që i pëlqejnë Trump-së pajtohen se “koha e ekzekutimit” është në përputhje me një stil të menaxhimit efektiv të zhvilluar mbi 30 ose 40 vjet.

Ruddy, shefi ekzekutiv i Neësmax tha: “Kur kam dëgjuar për herë të parë historinë, mendoja me vete, ‘A është kjo shaka?’ Donald Trump është ndoshta njeriu më punëtor që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Puna e tij e përditshme fillon në orën gjashtë të mëngjesit ose më herët dhe shkon drejt mesnatës. Sigurisht, ai merr kohë për golf dhe disa aktivitete sociale, por këto janë përjashtim. Mediat po përpiqen të luajnë keq me këtë detaj. Ai punon duke shkuar në telefon, duke takuar njerëz dhe duke bashkëvepruar me njerëzit. Ai vazhdimisht e bën këtë. Unë kam biseduar me shumë njerëz që punojnë në Shtëpinë e Bardhë ose kanë punuar në Shtëpinë e Bardhë dhe të gjithë thonë të njëjtën gjë. Ai është një punëtor shumë energjik, por stafi i tij nuk kanë moshën e tij disa prej tyre janë 40 vjet më të rinj.”

Si në shumë fusha të tjera, Trump duhet të jetë më i bindshëm në këtë pjesë pasi të gjtihë e dimë se koha është gjëja më e shtrenjtë e tij. George W. Bush dhe Barack Obama ishin të njohur për disiplinën e tyre, edhe pse Ronald Reagan u perceptua të kishte një qasje tjetër dhe shikonte 363 filma gjatë presidencës së tij, ai ishte në tavolinën e tij deri në orën 21:00 të mbrëmjes.

Bill Klinton, i cilësuar si një ‘bufë’ nate që vazhdimisht punonte natën. Sidney Blumenthal, një ish-ndihmës dhe këshilltar i lartë i Clintonit tregoi duke kujtuar : “Çështja rreth Clintonit është se ai punonte më tepër gjatë natës, ai bisedonte me krerët e huaj dhe të tjerë për të kuptuar se çfarë ndodhte dhe kështu niste misionarë të tij në takime, duke pasur kështu lloje të ndryshme të misionarëve të tij. Unë nuk besoj se Trump merr telefonin për të biseduar me një udhëheqës të huaj. Ai diskuton në zyrat e tij me personat e duhur për këtë punë.”- përfundoi kështu fjalët e tij Blumenthal.

Në zyrën e tij, Trump.

L.K/Dosja.al

Shto Koment