Showbiz

“Ore s’të kam pyetur, kur do martohemi?”/ Dj Vicky i bën propozimin e pazakontë për martesë, partnerja ja le “seen”

Dj Vicky është pjesë e grupit muzikor "Threedots", por momentalisht ai është shkëputur nga profesioni i tij dhe i është përkushtuar rritjes së djalit të tij.
Featured image of article: “Ore s’të kam pyetur, kur do martohemi?”/ Dj Vicky i bën propozimin e pazakontë për martesë, partnerja ja le “seen” Propozim i pazakontë për martesë/ Habit Dj Vicky: "Ore e s'të kam pyetur, kur do martohemi?"

TIRANË- DJ Vicky ka gjetur mënyrën më të pazakontë dhe momentin më të papërshtatshëm për t’i propozuar partneres së tij për martesë. Dj Vicky është pjesë e grupit muzikor “Threedots”, por momentalisht ai është shkëputur nga profesioni i tij dhe i është përkushtuar rritjes së djalit të tij.

Ndërkohë i rikthehemi marrëdhenies me partneren e tij dhe propozimit të pazakontë për martesë. Dj i njohur është në një marrëdhenie dashurie me blogeren Armanda Dakon prej disa vitesh. Çifti ishte i ftuar në një inaugurim në kryeqytet ku kanë shkrepur edhe një foto si çift. Menjëherë DJ i njohur ka shpërndarë këtë foto në rrjetin e tij në Instagram ku shkruan; ““Me kte duhanpirësen Amande Dako, ore se ste kam pyetur…kur do martohemi?”.

Dj Vicky

Shumë funny ka qenë edhe përgjigja e partneres së tij, Amanda e cila përmes një komenti që i ka lënë në foto shkruan ; “Seen”.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment