LIVE UPDATES
Editorial

Ora e ujkut

16 Nëntor 2020, 07:13 Nga DOSJA
Ora e ujkut

Ora tre e mëngjesit.
Pikërisht për këtë orë, Ingmar Bergman bëri një film.
Kjo është ora kur gjithçka duket e zezë, kur duket se ka ardhur fundi, por pikërisht po në këtë orë, thuajse si me magji fillon të vijë mëngjesi. Në film, Bergman këtë orë, e cila në vendet nordike quhet si ora e ujkut, e përshkruan kështu: “Ora mes natës dhe agimit. Është ora kur më shumë njerëz vdesin, kur gjumi është më i thellë, kur makthet nga ëndrrat janë më reale. Është ora kur ata që nuk flenë përndiqen nga frikërat e tyre më të fshehta, kur fantazmat dhe demonët janë të plotëfuqishëm, ora e ujkut është pikërisht ora dhe kur lindin më shumë fëmijë”.
Pra, është një moment krize, në të cilën jeta ose vdekja mund të fitojë. Në atë orë ka më shumë vdekje, por edhe më shumë lindje.

Nisur nga filmi dhe përcaktimi i çuditshëm për këtë orë, lexova më shumë në lidhje me të dhe sipas Bergmanit, ora e ujkut ka dy anë. Shumë njerëz e shohin nga ana e natës duke e quajtur si ora më e zezë por ka dhe nga ata si Churchill i cili e ka quajtur “Ora më e Mirë”. Emërtimi për këtë orë varet gjithmonë nga kushtet në të cilat ndodhen njerëzit.

Mund të quhet edhe momenti i së vërtetës, sepse kërcënimi i ujkut nuk mund të kapërcehet pa përpjekje të mëdha që zhvillojnë karakterin e një personi ose të një vendi. Askush nuk kalon orën e ujkut pa ndryshuar. Çelësi është nëse dikush vdes ose lind, nëse bëhet ora e tij më e mirë ose e tij më e keqe. Dhe kjo varet nga secili prej nesh.

Çdo natë ka orë ujku, por dhe gjithë jeta ka orë ujku. Ka orë ujku për njerëzit por ka edhe për shoqëritë.

Shqipëria është në orën e saj të ujkut, në momentin e saj më të errët. Kërcënimi ndaj së ardhmes së saj demokratike, një aspiratë e shumë brezave, nuk ka qenë kurrë më i madh se ai me të cilin po përballet tani, kryeministrin, i cili sado të përpiqet nuk i fsheh dot synimet e tij për të shkatërruar institucionet demokratike dhe për të vendosur veten si një autokrat.

Është një orë jashtëzakonisht e errët. Ajo që e bën më të keqe është heshtja e shoqërisë përballë asaj që po ndodh. Ka shumë që, në mënyrë të pashpjegueshme, janë në favor të ujkut. Por ka edhe shumë të tjerë të cilët edhe pse nuk e dëshirojnë këtë fat për vendin dhe familjet e tyre, presin që dikush tjetër të bëjë diçka për t’i shpëtuar. Pak nga pak ata duket se po e kuptojnë se ata tek të cilët kishin varur shpresat e shpëtimit nuk do të bëjnë asgjë. Por në vend që të thonë “nëse ata nuk do të bëjnë asgjë për ne, ne do ta bëjmë” këta njerëz duket se kanë rënë në neglizhencë totale.
Bindja se shkatërrimi i demokracisë dhe sundimi i ligjit do të ndodhin pa u ndëshkuar po përhapet përditë e më shumë. Me sa duket ne e kemi pranuar që ora e krizës do të jetë ora e vdekjes.

Me këtë sjellje, prognoza e rezultatit të orës sonë të ujkut është e sigurt. Kjo nuk është mënyra për të ndërtuar një vend. Nëse mbahet ky qëndrim, ky ose një ujk tjetër do të na hajë, tani ose më vonë. Një grup njerëzish që nuk janë të gatshëm të mbrojnë të drejtat e tyre nuk përbëjnë një vend, madje as një shoqëri, por vetëm një grup që kërkon të skllavërohet.

Sigurisht, të bësh diçka për të mbrojtur veten bëhet më e vështirë kur kalon koha sepse, duke mos gjetur rezistencë, tirani i mundshëm kap gjithnjë e më shumë mekanizma të pushtetit. Por ne ende nuk kemi arritur në pikën ku mbrojtja nuk është më e mundur. Zgjedhjet e prillit 2021 mund të kthehen nga ora e vdekjes në orën më të mirë.

Ora e ujkut nuk paraqet vetëm anën e saj negative. Askush nuk mund ta shpëtojë vendin vetëm. Kemi nevojë të mbështesim njëri –tjetrin duhet të bëjmë diçka të thjeshtë, të mbështesin me kohën dhe fuqinë tonë progresin, ndryshimin, t’i japim fund kësaj klase të babëzitur politike, të luftojmë dhe ta kthejmë orën tonë të ujkut në kahun e lindjes.

Me mençuri të forcojmë karakterin tonë si popull, aq sa të na nevojitet për ta kthyer orën e ujkut në një agim të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Nëse nuk mund ta bëjmë as këtë për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, nuk duhet të ankohemi më për autokratin e radhës që del nga zgjedhjet, sepse, siç thotë fjala e urtë, “Çdo popull ka qeverinë që meriton”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial meri lika ora e ujkut meri lika ora e ujkut

Sondazh

Poll
Editorial 16 Nëntor 2020, 06:36

Një sprovë për të shpëtuar tradhëtarin Basha

Lulzim Basha gjendet prej disa ditësh në syrin e ciklonit i akuzuar nga kundërshtarët e tij si njeri që i shërben interesave serbe.Po ti lexosh, një e nga një, ...

Editorial 14 Nëntor 2020, 17:52

Jam konfuze

Është e natyrshme që të kemi një mendim për gjithçka dhe të dimë se çfarë të bëjmë në çdo rast. Mendoni për një çast në një tem...

Editorial 10 Nëntor 2020, 15:29

Refuzimi i Drejtësisë si qëndrim nacionalist

Gjyqi në Hagë për ish-komandantët e UÇK-së që drejtojnë Partinë Demokratike të Kosovës, ka nxitur një reagim pothuajse të unifikuar në Shqipëri. Nga njër...

Editorial 9 Nëntor 2020, 08:11

Bideni – shpresë për BE

SHBA– Sa keq që Ursula von der Leyen nuk hap shishet e shampanjës. Presidentja e Komisionit të BE i ka të gjitha arsyet për ta tundur duke festuar këtë fundjavë...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni