Politike

“Opozitën e ke në shtëpi”, Meta flet për Kryemadhin: Fatkeqësisht kam më shkatërruesen…

I ftuar në emisionin “Open”, Meta foli edhe për Opozitën, për të cilën i ftuari tjetër Alban Dudushi e pyet nëse kjo e fundit do të dalë në rrugë të protestojë për Reformën Zgjedhore.
Featured image of article: “Opozitën e ke në shtëpi”, Meta flet për Kryemadhin: Fatkeqësisht kam më shkatërruesen… Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për përplasjen që ka me ambasadorët, teksa këtë pasdite shpalli non-grata ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt.

I ftuar në emisionin “Open”, Meta foli edhe për Opozitën, për të cilën i ftuari tjetër Alban Dudushi e pyet nëse kjo e fundit do të dalë në rrugë të protestojë për Reformën Zgjedhore.

Ndërsa Meta i thotë se për këtë gjë duhet të pyesë anëtarët e Opozitës, ndërsa Dudushi i përmend kryetaren e LSI-së, bashkëshorten e Presidentit Monika Kryemadhin.

Biseda në studio

Meta: Nuk e di çfarë do bëjë Opozita

Dudushi: A do e takosh?

Meta: Patjetër që do e takoj. Po, fatkeqësisht kam më destruktiven (shkatërruesen).

Dudushi: Pse e thua këtë, apo e ke për batutë?

Meta; Ja ashtu me të dyja…

(f.m/dosja.al)

Shto Koment