Editorial

Opozita ul kokën përpara garantëve të dështuar dhe legjitimon Ramën

Lulzim Basha, jo më shumë se Ilir Meta, por më shumë se Monika Kryemadhi, e ka provuar marrëveshjen me Edi Ramën. Madje e deklaroi në Parlament, që po e gënjeu për herë të dytë, do të ishte faji i tij. Dje, pasi u gënjye për herë të dytë, vendosi të ulej për herë të tretë.
Featured image of article: Opozita ul kokën përpara garantëve të dështuar dhe legjitimon Ramën
Përditësuar:

Vetëm pak orë zgjati trimërimi i opozitës. Në reagimin e menjëhershëm pas votimit në Kuvend, Lulzim Basha deklaroi se nuk e detyron asgjë të njohë ndryshimet. La pas këtyre fjalëve shumë mundësi të hapura për aksionin e opozitës. E vetmja derë që dukej u mbyllur pas deklaratës së kryetarit të PD ishte ajo e Pallatit të Kongreseve, njohja e ndryshimeve Kushtetuese dhe ulja edhe një herë në Këshillin Politik për një tjetër marrëveshje me Edi Ramën.

Gjërat ndryshuan pas takimit me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë. Një një postim hibrid, Sekretari i Përgjithshëm i PD, e la të hapur mundësinë për rikthim, tek dera e turpit, ku opozita hyn për tu tallur nga Edi Rama. Sipas Gazment Bardhit do të diskutohet hapja 100 për qind e listave por nuk do të preken nenet e marrëveshjes së 5 qershorit. Përsëri diskutime, përsëri hapje e Kodit dhe qepje tjetër. Asgjë nuk u mbyll nga 14 janari në 5 qershor, gjithçka fillon nga e para.

Në fakt është pikërisht kjo ajo që kërkon Rama dhe që lehtësisht e arrin nëpërmjet presionit të ambasadorëve. Ai kërkon që të mos flitet për ekonominë që po vdes, për qytetarët e uritur që kërcënohen nga COVIDI dhe harresa e një qeverie që është lëshuar pa fre në grabitjen e gjithçkaje. Në kulmin e kësaj krize ekonomike dhe sociale, e mban gjallë krizën politike, si sport të prefereruar të shqiptarëve, që të harrohen të tjerat. Ndërkohë shqep dhe qep Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, sipas përmasave të tij, për kryeministrin që do dalë nga zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa PD, pasi u ul pa kushte në Këshillin Politik, firmosi pa kushte marrëveshjen e 14 janarit, u tërhoq nga kërkesat për të firmosur 5 qershorin, tani që këto të gjitha u prishën nga Rama, është gati të ulet prapë, siç e urdhëroi Kryeministri nga Twitteri. Hyrja e opozitës në derën e turpit, me shpresën se do kënaqë ambasadorët dhe do arrijë të mbrojë diçka nga Kodi Zgjedhor, është vetëm legjitimimi i ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut.

Ashtu siç e përdori për të legjitimuar opozitën parlamentare dhe si rrjedhim Parlamentin me 122 deputetë që duhet të ishte shpërndarë 18 muaj më parë, Edi Rama, do ta përdorë tani për të legjitimuar ndryshimet Kushtetuese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pala e tretë, ambasadorët, janë garantët e dështuar. Ata e detyruan opozitën të futej në sistem dhe të legjitimonte pushtetin personal të Edi Ramës, me një garanci se do krijonin terrenin që kërkesat e bëra në protesta, të realizoheshin. Ata ishin garantët e 14 janarit dhe 5 qershorit. Pas prishjes së marrëveshjeve, ata vetëm mund të kërkonin falje, me përgjegjësinë që duhet të ketë garanti.

Në vend të kësaj, ata shkuan tek Basha për t’i paraqitur një tjetër garanci – kallp, për një tjetër marrëveshje me Edi Ramën, që do të përfundojë si të gjitha marrëveshjet që janë bërë deri më sot.

Lulzim Basha, jo më shumë se Ilir Meta, por më shumë se Monika Kryemadhi, e ka provuar marrëveshjen me Edi Ramën. Madje e deklaroi në Parlament, që po e gënjeu për herë të dytë, do të ishte faji i tij. Pardje, pasi u gënjye për herë të dytë, vendosi të ulej për herë të tretë.

Opozita po rifutet në sistem me shpresën që të nxjerrë nga aty një mënyrë për të larguar Edi Ramën, pavarësisht se sistemi, pas votimit të djeshëm, është vetë Edi Rama. Nuk guxon tua kthejë fjalën garantuesve të dështuar, sepse shpreson akoma që të kthehet në pushtet duke shpëtuar disa përqindje votash me Kodin Zgjedhor, duke mos lejuar hile mes rreshtave.

Përballë vullnetit politik të shpalosur hapur për të deformuar zgjedhjet, opozita shpreson se do t’i shpëtojë ato me teknikalitete dhe me sjellje të mirë me ambasadorët. Sheh akoma nga pala garantuese me shpresë, megjithëse ata kanë garantuar vetëm kundërshtarin, që të shqepë kostumin e bërë për të gjithë, ta stilojë dhe ta qepë vetë sipas përmasave të tij. Ndërsa Rama qep kostumin e Kryeministrit me copat e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, opozita, me garancinë e ndërkombëtarëve do kontrollojnë tegelin. Ndoshta është vonë që t’i rikthehet shoqërisë, me projektin e lënë në mes në tetor 2019, kur vendosi të rikthehej në sistem, me garancitë kllapë të ambasadorëve. Ndoshta është vonë që ta lërë pa bërë marrëveshjen e radhës me Edi Ramën dhe t’i kthehet marrëveshjes me shoqërinë. Asaj marrëveshjeje që nuk ka nevojë për garantë.

Një Koment në “Opozita ul kokën përpara garantëve të dështuar dhe legjitimon Ramën

  1. ZOTI ABILEKAJ, JU ,ANDI BUSHATI ,ARMAND SHKULLAKU DHE FATOS LUBONJA JENI GAZETARET ME RACIONAL DHE TE DREJT DHE ME TE MIRE NE TROJET SHQIPTARE-NUK KA PUSHTET AS BAND KRIMINALE QE JU BLEN AS JU SHANTAZHON ,ME FAL SE ESHTE EDHE KLODIANA LALA ,KURSE ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA JANE :YMER GELBAZA,CARLO BOLJA,KOL SALLAKU DHE SKENDER KURVA MINXHOZI

Shto Koment