Virale

Opozita proteston kundër varfërisë dhe oligarkëve, ish-deputetët fluturojnë me ‘Busines Class” (FOTO)

Në fotot e publikuar në medie, shihen dy ish-deputetët e PD-së, që fluturojnë me avion, të veçuar nga të tjerët.
Featured image of article: Opozita proteston kundër varfërisë dhe oligarkëve, ish-deputetët fluturojnë me ‘Busines Class” (FOTO) Lulzim Basha

Teksa në Tiranë vlon protesta e opozitës kundër oligarkëve dhe varfërisë, dy nga përfaqësuesit e lartë të së djathtës, Fatmir Mediu dhe Gerti Bogdani e kanë tradhtuar kauzën e protestës. Ata janë parë sot që të udhëtojnë me avion jashtë Shqipërisë, por të diferencuar nga pjesa tjetër e qytetarëve të zakonshëm.

Siç shihet edhe nga fotot ata kanë zënë vend në zonën “Busines class” të avionit, ku dhe çmimet janë shumë më të shtrenjta se sa në pjesën ekonomike dhe të papërballueshme për shumicën e shqiptarëve. Por nga kjo duket qartë se ata protestojnë për qytetarët, pasi vet nuk kanë asnjë problem ekonomik.

Marrë nga Shqiptarja.com

Shto Koment