Politike

Tryeza për ‘Zgjedhoren’, SHBA zbutet me Bashën: Udhëheqës i vërtetë, shqiptarët s’meritojnë më pak

Shtetet e Bashkuara shprehen se  mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencë.
Featured image of article: Tryeza për ‘Zgjedhoren’, SHBA zbutet me Bashën: Udhëheqës i vërtetë, shqiptarët s’meritojnë më pak Pamje nga ambasada

TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar lidhur me tryezën e Reformës Zgjedhore që po zhvillohet ditën e sotme. Në një deklaratë për shtyp, Shtetet e Bashkuara shprehen se kanë mirëpritur vendimin e partive opozitare për të marrë pjesë në konferencë duke përgëzuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha, të cilin e cilësojnë një lider të vërtetë.

“Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo,”-shkruan SHBA.

REAGIMI I PLOTË:

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votes. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas protestave të opozitës, kjo është hera e parë që Ambasada Amerikane del në krah të kryedemokratit Lulzim Basha. Për shkak të molotovëve dhe dhunës së përdorur nga qytetarët gjatë protestave të opozitës nuk kanë qënë të pakta herët që Ambasada i ka “tërhequr veshin” opozitës dhe dy kryetarëve të saj Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës. 

Madje gjatë një vizite në Shqipëri zv.Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Matthew Palmer paralajmëroi opozitën se nëse do të pengonte zgjedhjet e 30 qershorit mos të shpalleshin “non-grata” në SHBA.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment