Bota

Opozita në Rumani kryeson në zgjedhjet parlamentare, pak gjasa për të marrë udhëheqjen e vendi

Sipas BBC, nga 80% të votave të numëruara, PSD kishte 30% të votave ndaj 25% të NLP. Ndërkohë parashikohet që socialdemokratët të mos e marrin pushtetin pasi partia e kryeministrit Ludovic Orban ka më shumë aleatë.
Featured image of article: Opozita në Rumani kryeson në zgjedhjet parlamentare, pak gjasa për të marrë udhëheqjen e vendi Ludovic Orban

RUMANI– Partia SocialDemokrate (PSD) e Rumanisë kanë marrë kryesimin e rezultatit të zgjedhjeve ndaj Partisë në pushtet, asaj Kombëtare Liberale.

Sipas BBC, nga 80% të votave të numëruara, PSD kishte 30% të votave ndaj 25% të NLP. Ndërkohë parashikohet që socialdemokratët të mos e marrin pushtetin pasi partia e kryeministrit Ludovic Orban ka më shumë aleatë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Siç parashikohet disa parti më të vogla do të mbajnë ekuilibrin e fuqisë, e cila duket se favorizon një koalicion të udhëhequr nga liberalët.

Ndërsa, pjesëmarrja në votim kanë shënuar një rekord të ulët prej 33% votues. Rumania është një nga vendet më të varfra në BE dhe miliona qytetarë të saj janë zhvendosur jashtë vendit në vitet e fundit në kërkim të një jete më të mirë veçanërisht në vendet anëtare perëndimore të BE.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment