Rajoni

Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon dorëheqjen e kryeministrit: Zaev të dorëhiqet, liri për popullin

Opozita në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev pas deklaratave të tij në lidhje me bullgarët dhe identitetin maqedonas.
Featured image of article: Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon dorëheqjen e kryeministrit: Zaev të dorëhiqet, liri për popullin Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickovski.

SHKUP-Opozita në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev pas deklaratave të tij në lidhje me bullgarët dhe identitetin maqedonas. Më herët në deklaratën e tij kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se  bullgarët nuk kanë qenë fashistë dhe se nuk mohojnë të drejtën e vet përcaktimit të maqedonasve, ky fjalim i tij ka shkaktuar protesta masive në vend të organizuara nga partia kryesore e opozitës VMRO DPMNE.

“Tani është koha të ngremë kokën dhe t’i lëmë maqedonasit të luftojnë për drejtësinë e tyre. Ajo që Zoran Zaev po i bën Maqedonisë së Veriut është e turpshme. Mashtrimi i tij është i turpshëm. Zaev nuk është Maqedoni. Ju tani duhet të jeni më të zëshëm dhe ta kundërshtoni. Zaevi të dorëhiqet, liri për popullin,”-i është drejtuar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickovski,  protestueve ditën e djeshme para ndërtesës së qeverisë në Shkup.

Gjithashtu në fjalën e tij Mickovski ka thënë se Zaev duhet të kërkojë falje publike për ofendimet ndaj qytetarëve, paraardhësve dhe heronjve të Maqedonisë së Veriut. Ai tha se opozita nuk është kundër vendosjes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet fqinjë por jo në kurriz të të kaluarës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne jemi për miqësi me fqinjët, për bashkëpunim, por jo miqësi duke i përulur tjetrit shtyllën. Miqësi do të thotë t’i zgjasni dorën njëri-tjetrin, të shikoni njëri-tjetrin dhe të ndihmoni njëri-tjetrin. As bullgarët nuk përfitojnë nga poshtërimi. Dhemb sidomos kur poshtërimi vjen nga familja juaj,”– ka thënë lideri opozitar, Hristijan Mickovski.

Përplasjet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë se Veriut kanë nisur pasi Bullgaria bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment