Politike

“Opozita kërkon më shumë viktima”, Rama me tone të forta kundër Bashës e Berishës: Janë në kërkim të kufomave

Rama reagoi dhe për një deklaratë të Bashës, i cili hidhte dyshime se tamponët bëhen për deputetët dhe jo për njerëzit në nevojë.
Featured image of article: “Opozita kërkon më shumë viktima”, Rama me tone të forta kundër Bashës e Berishës: Janë në kërkim të kufomave Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza kundër opozitës, pasi sipas tij kjo e fundit kërkon që në Shqipëri të ketë më shumë viktima. I ftuar sot në emisionin “Open” në Top Channel, Rama reagoi dhe për një deklaratë të Bashës, i cili hidhte dyshime se tamponët bëhen për deputetët dhe jo për njerëzit në nevojë.

Po ashtu kreu i qeverisë foli për deklaratat e fundit të Berishës, i cili është shprehur se në Shqipëri ka më shumë viktima nga COVID-19 se sa raportohet nga shteti.

Tamponët për deputëtë? Nuk dua të humbasë kohë me kryetarin e PD, pasi është për të ardhur keqë dhe njerëzit sot kërojnë nga çdo figurë publike ndihmë, por kur dëgjojnë fjalë të tilla janë tragji-komike. Testet nuk janë ushqime që u hiqet nga goja njerzve në nevojë dhe i gllabërojnë deputëtët. Ajo që vlen është rezultati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ju thoni që opozita do më shumë të vdekur?  Unë mendoj se kur thuhen gjëra të tilla, nxirret një dëshirë që është dhe e pavullnteshme. Lideri legjendar është në kërkim të kufomave çdo ditë. Pasi thotë se po fshihen viktimat dhe vetë ai di se ku janë. Këto janë kriminale dhe të papranueshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment