Politike

“Opozita ka të drejtë”, Bardhi zbulon ç’tha Rama në Këshillin e Sigurisë: Për çdo kritike të Lulzim Bashës, tha po duhet bërë

Sipas Bardhit, kryeministri Rama nuk kishte informacione për situatën dhe nënvizoi se zgjerimi i paketës së ndihmës ekonomike me 70 mijë familje ishte propozim i Lulzim Bashës.
Featured image of article: “Opozita ka të drejtë”, Bardhi zbulon ç’tha Rama në Këshillin e Sigurisë: Për çdo kritike të Lulzim Bashës, tha po duhet bërë Gazment Bardhi dhe Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Rama ka thënë po për të gjitha propozimet e kreut të opozitës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike deklaroi në studion e emisionit Opinion se kryeministri Rama ka mohuar gjatë mbledhjes vetëm çështjen e konçesioneve.

Sipas Bardhit, kryeministri Rama nuk kishte informacione për situatën dhe nënvizoi se zgjerimi i paketës së ndihmës ekonomike me 70 mijë familje ishte propozim i Lulzim Bashës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në atë mbledhje i vetmi me informacione për situatën ishte kryetari i Partisë Demokratike. Kryeministri ishte tërësisht i papërgatitur dhe pa informacion. Për çdo kritike të Lulzim Bashës, Rama është përgjigjur, po opozita ka të drejtë, po duhet bërë. Edhe atë 70 mijëshin që doli këtu edhe tha do duhet të zgjerojmë ndihmën për familjet në nevojë se janë 70 mijë familje të përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike, ishte një nga shqetësimet e ngritur nga Lulzim Basha. I vetmi mohim kanë qenë koncesionet ato nuk prek ka thënë. Edhe për testet ka thënë po ka nevojë për vlerësim”. – tha Bardhi.

Marrë nga Opinion.al

Shto Koment