Politike

‘Opozita ka përmirësuar sjelljen’, Rama tregon prapaskenat e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Sikur dhe në publik të ishte ai disktutim aq i civilizuar

Rama tha se opozita ka një përmirësim në sjellje, por shtoi se  në fillim të luftës opozita ishte skandaloze, dhe tregoi se si ishte diskutuar në Këshillin e Sigurisë.
Featured image of article: ‘Opozita ka përmirësuar sjelljen’, Rama tregon prapaskenat e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Sikur dhe në publik të ishte ai disktutim aq i civilizuar Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sjelljen e opozitës dhe Presidentit gjatë kohës së luftës. Në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, Rama tha se opozita ka një përmirësim në sjellje, por shtoi se  në fillim të luftës opozita ishte skandaloze, dhe tregoi se si ishte diskutuar në Këshillin e Sigurisë.

Ka një përmirësim në sjellje, sjellja në fazën e parë ka qenë skandaloze. Uroj që ky përmirësim të vazhdojë. Dje kishim mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me Presidentin me kryetarin e opozitës, nuk kishim pikëpamje të njëjta por folëm. Sa gjynah që kur nuk ka kamera dhe nuk ka popull të që ndjek se ka qenë një diskutim shumë i civilizuar. Nëse do kishim dhe debatin publik me atë sjellje do ishim shumë mirë se të gjitha vendet e tjera”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Shqipëri janë 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment