Politike

Opozita gati për zgjedhjet e 13 tetorit, mungon firma e Kryemadhit, ku humbi kryetarja e LSI-së?

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi prej disa kohësh nuk është më pjesë e "syrit publik" duke mos dalë më në deklarata publike, denoncime apo dhe takime me qytetarët apo strukturat. 
Featured image of article: Opozita gati për zgjedhjet e 13 tetorit, mungon firma e Kryemadhit, ku humbi kryetarja e LSI-së? Monika Kryemadhi

TIRANË– Ditën e sotme, partitë opozitare i kanë dërguar një letër KQZ për të nisur përgatitjet për zgjedhjet e 13 tetorit. (Lexo këtu)

Letra mbante firmat Fatmir Mediut, Agron Dukës dhe Endrit Braimllarit, duke theksuar kështu mungesën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit.

Kryemadhi, e cila prej disa kohësh nuk është më pjesë e “syrit publik” duke mos dalë më në deklarata publike, denoncime apo dhe takime me qytetarët apo strukturat.

I vetmi reagim i saji është urimi për lindjen e vajzës së ish-deputetes Kladja Gjosha, e cila është bërë nënë për herë të dytë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetëm pak kohë më parë kryetarja e LSI-së ka kryer një operacion pasi vuante nga kanceri në qafën e mitrës.

Nuk dihet nëse Kryemadhi është duke iu nënshtruar ndonjë mjekimi post kirurgjikal apo po shijon pushimet me bashkëshortin e saj dhe familjen.

Mbetet për t’u parë nga ngjyra që do të ketë marrë lëkura e kryetares së LSI në shtator.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment