Politike

Opozita e re voton kundër, maxhoranca zgjat afatet e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Opozita e re ka votuar kundër, por një prje deputetevet e reja, Aurora Mara, ka dhënë votën e saj në favor të zgjatjes së afateve për këtë komison.
Featured image of article: Opozita e re voton kundër, maxhoranca zgjat afatet e Komisionit të Reformës Zgjedhore Votimi në Kuvend

TIRANË- Kanë përfunduar punimet e seancës plenare, ku janë votuar dhe projekt-ligjet e rendit të ditës. Kuvendi me 75 vota pro ka miratuar zgjatjen e afatit për Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Opozita e re ka votuar kundër, por një prje deputetevet e reja, Aurora Mara, ka dhënë votën e saj në favor të zgjatjes së afateve për këtë komison. Po ashtu sot u miratua dhe rezoluta e KQZ, ku ka marrë 76 vota pro, 7 kundër dhe 6 deputetë abtenuan.

Siç njoftoi dje Damian Gjiknuri i propozuar në krye të Komisionit për Reformën Zgjedhore, mazhoranca e pret Partinë Demokratike për të kryer reformën zgjedhore, deri në 5 maj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por çfarë është Reforma Zgjedhore?

Reforma zgjedhore është pjesë e paketës së kërkesave që opozita i kërkoi maxhorancës në marrëveshjen e 17 majit për t’u futur në zgjedhje. Komisioni i reformës zgjedhore përbëhej nga 8 ekspertë nga 4 për secilin krah politik. Komisioni drejtohej nga dy bashkëkryetarët, Oerd Bylykbashi dhe Bledi Çuçi. Ndër pikat që përfshin kjo reformë është: Depolitizimi i komisioneve zgjedhore, konsolidimi i balancës gjinore, votimi elektronik, kontrolli i financimit të partive politike, përfshirja e votave të emigrantëve etj. Punimet për arritjen e një draft-rezolute janë pezulluar pasi opozita ka djeguar mandatet. Afati i parashikuar nga legjislacioni për punën e Komisionit Zgjedhor është deri në datën 16 maj 2019. Ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, i deleguar nga Partia Socialiste për çështjet zgjedhore ka thënë sot se Reforma Zgjedhore do të jetë e vlefshme për zgjedhjet parlamentare 2021 duke i dhënë kohë opozitës të rikthehet deri më 5 maj. Në rast të kundërt, pjesa tjetër e Komisionit do të plotësohet nga “opozita e re.”

Shto Koment