Politike

Opozita e Re bashkon votat me qeverinë, miratohet me 97 vota pro projekt-rezoluta për Gjykatën Kushtetuese

Kjo rezolutë ka për fokus ndalimin e emërimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në të njëtin vend me Arta Vorpsin.
Featured image of article: Opozita e Re bashkon votat me qeverinë, miratohet me 97 vota pro projekt-rezoluta për Gjykatën Kushtetuese Rezoluta

TIRANE- Kuvendi ka miratuar me 97 vota pro projekt-rezolutën për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.  Kjo rezolutë ka për fokus ndalimin e emërimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në të njëtin vend me Arta Vorpsin.

Kuvendi e quan shkelje dhe dalje jashtë afatit aktin e Metës për të emëruar Xhaferllarin. Bashkë me maxhorancën, edhe opozita e re ka bashkuar votat për këtë projekt-rezolutë.

Seanca u zhvillua sot dhe u thirr dje në mënyrë të jashtëzakonshme. Kjo rezolutë, urdhëron institucionet të mos respektojnë dekretin e presidentit Ilir Meta për të emëruar Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, por vendin t’a mbajë anëtarja e renditur e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngërçi nisi pasi presidenti Meta nxorri një dekret për emërimin e Xhaferllarit, që maxhoranca e quan përtej afateve kushtetuese. Por vetë Meta, ia njeh të drejtën vetes për këtë dekret, duke mos njohur si anëtare Arta Vorpsin. Ndërsa sot në Gjykatën Kushtetuese, janë paraqitur dy gjyqtare për të njejtin vend pune.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment