Politike

”Opozita e paska linçuar se nuk fliska shqipen zyrtare”, Andi Bejtja ironizon Besa Shahinin për ‘arsyen’ e largimit nga posti: Liderë të mazhorancës janë tallur nën zë për këtë dialek

Andi Bejtja i cili përmes një statusi të publikuar në Facebook shkruan se ky është një vetëpersekutim që po bën ish-ministrja e Arsimit.
Featured image of article: ”Opozita e paska linçuar se nuk fliska shqipen zyrtare”, Andi Bejtja ironizon Besa Shahinin për ‘arsyen’ e largimit nga posti: Liderë të mazhorancës janë tallur nën zë për këtë dialek Andi Bejtja, Besa Shahini

TIRANE– Largimi i ministres së arsimit Besa Shahinit nga detyra u bë temë kryesore e mediave dhe emisioneve politike. Mirëpo pas nuk mbetën dhe opinionet nga njerëzit e tjerë dhe sidomos figurat publike në vend.

Ndër to është dhe gazetari Andi Bejtja i cili përmes një statusi të publikuar në Facebook shkruan se ky është një vetëpersekutim që po bën ish-ministrja e Arsimit. Para se të fliste (në emisionin Open mbrëmjen e kaluar ku tha se është ndier e fyer nga sulmet e opozitës që e kanë diskriminuar për prejardhjen e saj nga Kosova) në atë mënyrë, Bejtja shkruan se ish-ministrja duhet ta dinte se opozita ka bastione të saj pikërisht ato zona ku dialekti është më i ngjashëm me të sajin.

Më pas Bejtja shkruan se Besa duhet ta pyesë një herë Albin Kurtin se përse nuk e dëgjon këtë dialekt në kafenetë e Tiranës e nëse nuk i pëlqen përgjigjia e këtij të pyesë tranjerin e Tironës Emanuel Egbo-n.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I ANDI BEJTJA

Ky vetpersekutimi i ish ministres së arsimit, sikur opozita e paska lincuar se nuk fliska shqipen zyrtare është jo thjesht groteks po i turpshëm..Para se t’i lëshonte kto fjalë Besa duhej ta dinte se opozita ka bastione të saj pikërisht ato zona ku dialekti është më i ngjashëm me atë të sajin, madje lidere të mazhorances janë tallur nën zë dhe mbi zë për këtë dialekt…E dyta, para se ta deklaronte këtë duhet të pinte një kafe me bashkëkombasin e saj Albin Kurti e ta pyeste ” si ka mundësi nuk ta zënë  me gojë ketë dialektin tonë as në mejhanet me fanatike të Tirones ku flitet me O ” …Dhe neqoftese nuk e bindte as përgjigjja e Albinit të shkonte të pinte një kafe me trajnerin e Tirones Emanuel Egbo.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment