LIVE UPDATES
Editorial

Opozita e papërgjegjshme është ajo që nuk do të vijë në pushtet!

1 Dhjetor 2021, 09:30 Nga DOSJA
Opozita e papërgjegjshme është ajo që nuk do të

Nga Meri Lika

Giovanni Sartori, një studiues italian në fushën e shkencave politike, ka analizuar në librat e tij sjelljet e zakonshme të atyre partive politike, të cilat e dinë se nuk do të vijnë kurrë në pushtet. Këto parti ai i quan “opozita të papërgjegjshme”, sepse sipas Sartorit, ato nuk kujdesen që të zhvillojnë programe bashkëkohore dhe të zbatueshëm, por thjesht ekzagjerojnë me premtimet dhe aksionet e tyre politike sepse e dinë mirë që nuk kanë për të dhënë kurrë llogari për to duke qenë se e dinë që nuk do të vijnë kurrë në pushtet.

Të jesh parti opozitare ka disavatazhin që nuk je në pushtet por ndërkohë ka përparësinë se si parti e tillë, e ka përherë dhe më të lehtë të pozicionohet në mendjet e qytetarëve si liderët e “vërtetë” që i duhen vendit.

Kjo gjë, e cila ndodh në vendet me demokraci të konsoliduara, tek ne është akoma më e thjeshtë të ndodhë, për shkak të diskretitimit të madh që kanë pushtetarët për të mos përmbushur premtimet e tyre në fushatë, kur qeveria zhytet përditë e më shumë në korrupsion dhe kur borxhi publik ka arritur nivelet më të larta të para ndonjëherë.

Sot të gjithë jemi duke folur për atë që po ndodh tek Partia Demokratike, për atë se çfarë po sjell “Foltorja”, se si po sillet opozita, etj, etj.
“Foltorja” na qartësoi se në tridhjetë vjet pluralizëm, Partia Demokratike nuk mundi dhe nuk arriti dot të krijonte një lider tjetër përveç Berishës.
Është fajtor Berisha për këtë?

Jo, unë nuk e mendoj këtë. Unë mendoj se Berisha ka kryer rrugëtimin e tij në të cilin arriti të jetë lider me të mirat dhe të këqijat e tij, dhe si të gjithë liderët ka njerëz që e duan e ka njerëz që e urrejnë, rëndësi ka që ai ka bërë rrugëtimin e një lideri të vërtetë.

Sipas mendimit tim, problemi nuk qëndron tek Berisha por tek fatkeqësia e mos krijimit të një lideri tjetër në Partinë Demokratike, e ky problem është difekt, thjeshtë dhe vetëm, i vetë Lulëzim Bashës.

Gjithmonë sipas mendimit tim, që opozita të ndryshojë perceptimin që kanë njerëzit për të në momentin kur ata kanë vendosur ta lënë në opozitë, duhet të ndryshojë mënyrën e të vepruarit dhe të sjellurit të saj. Siç thuhet gjithmonë në një fushatë elektorale (gjë që duket e harruar në kohën mes fushatave), i rëndësishëm është qytetari.

Qytetari pra duhet të jetë në qendër të vëmendjes së klasës politike opozitare dhe në qendër të aktivitetit kryesor të përditshëm të saj (jo kryetari i partisë që humbet, as parlamenti, as partia apo media).

Opozitarizmi, i jep partisë mundësinë e të krijuarit të liderit. Lideri krijohet në betejën për të fituar qytetarin, betejë të cilën opozita e nis me një avantazh shumë të madh (nëse do dhe di, sigurisht) e nis me avantazhin që ka më shumë “kohë të lirë” por edhe më shumë mundësi të cilat çdo qeveri ia jep opozitës me bollëk, e në këto kushte ajo duhet të fokusohet pikërisht tek qytetari duke zbritur nga piedestali politik i atij që nuk kontribuon asgjë dhe të jetë e të bëhet një qytetar më shumë, të cilin qeveria gjatë pushtetit e harron krejtësisht.

A u bë ndonjëherë opozita e Lulëzim Bashës, një qytetar më shumë? Fatkeqësisht jo!
Pas humbjes për herë të dytë të zgjedhjeve të përgjithshme në krye të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, vazhdon të “liderojë” po njësoj, madje duhet ta themi më keq se sa herën e parë.

Në këto tetë vite opozitarizëm, ai nuk arriti të bëj që opozita të dëgjohet, të debatojë, të kritikojë, të denoncojë, të hetojë, të ndriçojë opinionin publik, të tregojë se çfarë është një politikë tjetër dhe të ushtrojë të drejtën e saj për t’u bërë shumicë. Një opozitë e heshtur ose një opozitë krejtësisht e munguar si kjo në këto tetë vite e lë rrugën të lirë që vendimmarrjet e pushtetit t’i përgjigjen vetëm interesave të një grupi politik dhe kjo ka ndodhur edhe në Shqipëri.
Nëse do t’i referohemi sërish mendimeve të Sartorit, një opozitë sillet me përgjegjësi nëse është e vetëdijshme se nesër do të mbajë përgjegjësi për ato që thotë e bën, sipas tij, “një opozitë pritet të jetë aq më pak e përgjegjshme sa më pak shpresë të ketë për të qeverisur”. Kjo tendencë bën që partitë e dobëta opozitare, në përpjekje për të përfituar nga pushtetarët, harrojnë detyrën e tyre të kontrollit dhe vënë interesat e tyre përpara atyre të qytetarëve.
Unë mendoj se, në këto tetë vjetë opozitarizëm (në fakt janë pothuajse nëntë vjet) rruga e ndjekur nga Partia Demokratike nën drejtimin e Bashës (them drejtim sepse nuk mund të them udhëheqje), ka qenë rruga e një partie të papaërgjegjëshme pra siç thotë Sartori, e një partie e cila e di se nuk do të vijë kurrë në pushtet.

Sigurisht që shumë njerëz mund të mos jenë dakord me mua, absolutisht nuk kam ndërmend t’i kundërshtojë por, dua vetëm që përpara se të më kundërshtojnë ata mua t’iu përgjigjen pyetjeve të cilat unë ia kam drejtuar vetes kur mendova të bëja një analizë të aksioneve politike të opozitës nën drejtimin e Bashës.

A mund ta quajmë aksion politik të përgjegjshëm braktisjen e çadrës?
A mund ta quajmë aksion politik të përgjegjshëm marrëveshjen me Ramën dhe bashkëqeverisjen budallaqe disa mujore?
A mund ta quajmë aksion politik të përgjegjshëm djegien e mandateve?
A mund ta quajmë aksion politik të përgjegjshëm përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, me një vendim individual nga kryetari?
Pra, a mund t’i quajmë të përgjegjshme aksionet politike të Partisë Demokratike këto tetë vjet?
Unë nuk i quaj aksione të përgjegjshme madje Partinë Demokratike të këtyre tetë vjetëve e quaj një parti që ka humbur respektin dhe besueshmërinë. Kushdo që ka mendim ndryshe nga unë, është i lirë të ketë mendimin e tij, por më vjen keq t’i them se duke mos bërë as ne si qytetarë opozitën ndaj sjelljese së opozitës, jemi duke pranuar se kjo lloj opozite nuk ka asnjë dëshirë të vijë në pushtet.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial meri lika opozita meri lika opozita

Sondazh

Poll
Editorial 21 Nëntor 2021, 15:20

Muret po ngrihen sërish në të gjithë Evropën

Sa herë që shfletoj artikujt nga gjeopolitika dhe ndjej nevojën për të shkëputur disi nga realiteti, mendoj për Alsasën. Deri në Luftën e Dytë Botërore, histori...

Editorial 16 Nëntor 2021, 08:49

Eja, luajmë kukafshehti!

Nga Meri LikaMë kujtohet shumë mirë, besoj njëjtë dhe ju të gjithëve, kur ishim të vegjël dhe luanim me kukafshehti ose me të fshehura siç e quanim ne.Më...

Editorial 13 Nëntor 2021, 14:12

Ndarja e pakthyeshme e opozitës

Nga Enton AbilekajPasditen e djeshme Basha zgjodhi ta sfidonte Berishën në një betejë shikueshmërie. Ai ekskluzivisht në News24, Berisha në televizionet e tjera...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni