Politike

“Opozita duhet të shikojë gabimet”/ Duka: Basha duhet të ribëjë zgjedhje të lira në PD

ftuar në emisionin "Top Talk", Duka është shprehur se Basha në PD duhet që të ribëjë zgjedhje të lira për postin e kryetarit, si dhe që të zgjedhin liderin e PD-së kushdo qoftë ai.     
Featured image of article: “Opozita duhet të shikojë gabimet”/ Duka: Basha duhet të ribëjë zgjedhje të lira në PD Agron Duka

TIRANË- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka thënë se Opozita duhet që të shikojë gabimet e saj në lidhje me humbjen e zgjedhjeve. I ftuar në emisionin “Top Talk”, Duka është shprehur se Basha në PD duhet që të ribëjë zgjedhje të lira për postin e kryetarit, si dhe që të zgjedhin liderin e PD-së kushdo qoftë ai.     

“Opozita duhet të shikojë gabimet, ose ardhmja është e errët, mos të humbasë kohë kot deri në shtator. Basha duhet patjetër të ribëjë zgjedhjet të lira në PD, jo siç u bënë më para, zgjedhje reale, të bashkohen demokratët, që nga i vjetri deri më i riu. Të zgjedhin lidershipin e ri të PD që mund të jetë dhe Basha prapë, nëse e rifiton besimin , se kështu me artifica thjesht i shton jetën mazhorancës,” tha Duka ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Partia e Agron Dukës, në zgjedhjet e 25 prillit, u fut në aleancë me PD-në, por nuk arriti që të marrë asnjë mandat.  

(I.A/dosja.al)

Shto Koment