Politike

Opozita cakton protestën e radhës, Basha: Tërhiqemi nga aktet e dhunës, akuzat për Spiropalin e Gjylametin

  • Aleatët dalin me vendim pas takimit me Bashën: Nuk do lejojmë zgjedhje
  • Kryedemokrati Lulzim Basha ka caktuar datën 25 maj për protestën e radhës. Basha tha para gazetarëve se deputetja Gjylameti ishte e përfshirë në dosjen 184, ndërsa ministrja Spiropali në dosjen "Xibraka." Gjitashtu Basha i kërkoi demokratëve që të mos e mbështesin ish-deputetin Bedri Hoxha për Klosin.

    TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e sotme një takim me aleatët opozitarë dhe kryesinë e PD-së në selinë blu.

    Në këtë mbledhje opozita caktoi datën e protestës së radhës, 25 maj në orën 19:00. I pyetur nëse në këtë protestë do të përdoreshin bombat Molotov, Basha u shpreh se PD-ja tërhiqej nga aktet e dhunës.

    Gjatë prononcimit para gazetarëve Basha nuk i ndali akuzat ndaj kundërshtarëve.

    Në fjalën e tij, Basha tha se deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti është e përfshirë në përgjimet e dosjes 184, ndërsa ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali është e përfshirë në dosjen e Xibrakës.

    Akuzave të Bashës nuk i shpëtoi as babai i deputetes së PDIU-së, Reme Lalës, Ymerin të cilin kryedemokrati e quajti vrasës, që bën ligjin në Dibër.

    Ndërsa sa i përket ish-deputetit të PD-së, Bedri Hoxhës, i cili kandidon për Bashkinë e Klosit nën siglën e PD-së, Basha i kërkoi demokratëve që të mos e mbështesinin.

    (k.m./dosja.al)

    • 20:34

      Bomba molotov në protestën e radhës? Basha: Tërhiqemi nga çdo akt dhune

      Pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Lulzim Basha ka caktuar edhe datën e protestës së 6-të kombëtare më 25 maj. 

      I pyetur nëse protesta do të zhvillohej nën praninë e bombave molotov, Basha u shpreh se partia që ai drejton distancohej nga çdo akt dhune.

      Pyetje: Do të jetë një protestë me Molotov zoti Basha?

      Lulzim Basha: Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune, por mos prit që Lulzim Basha të jetë komandanti i baballarëve, që u ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, i vëllezërve, motrat 3-vjecare të të cilëve i ka helmuar me gaz Edi Rama apo i fëmijëve të prindërve që Edi Rama u theu kockat se donte t’u grabiste shtëpitë, që t’u vidhte 40 milionë euro shqiptarëve dhe të mos shpronësontë as banorët e ligjshëm. Këto janë vetëm 3 skandale. Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha. Zemërimi popullor vetëm do të rritet. Detyra jonë është vetëm të parashtrojmë zgjidhjen politike dhe të thërrasim shqiptarët ta mbështesin këtë kauzë, gjë që e kanë bërë në mënyrë të paprecedentë dhe madhështore, për të cilën përkulem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre, si për protestën e 11 Majit, ashtu edhe për protestën e 13 Majit. Jam i sigurtë që këto do të tejkalohen si në masivitet, ashtu edhe në vendosmëri nga protesta e 25 Majit.

    • 20:33

      Ish-deputeti i PD kandidon për 'Bindjen', Basha: Thirrje çdo demokrati të mos e mbështesë

      Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për herë të parë për ish-deputetin e PD-së, Bedri Hoxhën, i cili kandidon për Bashkinë e Klosit nën siglën e BD-së.

      Pyetje: Cili është komenti juaj për Bedri Hoxhën që kandidon si i pavarur?

      Lulzim Basha: Pse duhet të bëj koment unë për atë?! Nuk kam asnjë koment për të, shkoni e pyeteni atë. Çeshtja nuk është këtu, çështja është te kriminelët, vrasësit, përdhunuesit dhe trafikantët që ka kandiduar Edi Rama dhe Bashkimet e tij Profesionale. Kjo është çështja, thuaj atij që ta jep pyetjen në kufje. Nuk i shmangen pyetjes, shumë mirë ka bërë. Bravo i qoftë. Nuk thashë asnjë fjalë për të. Bedri Hoxha është ish-deputetet i PD dhe në mënyrë absolute i bëj thirrje çdo demokrati të Matit të braktisë çdo përpjekje të tyre, sepse, çdo motiv që mund të ketë ai, që nuk është konsultuar me Partinë Demokratike, kthehet në një fasadë të Juntës së krimit. Kaq e thjeshtë është. Nuk ka e nuk do të ketë asnjë mbështetje.

    • 20:32

      Basha akuzon babain e deputetes Reme Lala: Ymeri është vrasës

      Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë prononcimit për gazetarët është shprehur se babai i deputetes Reme Lala është vrasës. 

      Sipas Bashës, Ymer Lala nuk është biznesmen por një vrasës i futur në politikë nga Partia Socialiste. 

      Pyetje: Zoti Basha, a keni prova ju për këta kandidatë kriminelë që thoni ju dhe nëse po, kur do ti bëni publike?

      Lulzim Basha: Në fakt, për shumicën e tyre provat kanë dalë, janë bërë publike dhe pavarësisht se në disa raste, disa media i shërbejnë amnezisë në favir të shqiptarëve që i grabiten shqiptarëve dhe u jepen pronarëve të këtyre mediave. Ka dramë më të madhe se sa mediat kryesore të vendit ti drejtohen vrasësve me pagesë, si Abedin Oruçi, vrasës me pagesë i Partisë Socialiste, sot kandidat i Bashkimeve Profesionale të Partisë Socialiste, si biznesmen? Vrasës si Ymer Lala, si biznesmen?!

      Pra, le të jemi në këtë betejë bashkë, për aq sa mundeni, se kjo betejë është për të ju çliruar edhe ju si media të lira. Edhe ata pronarë që nuk janë bërë pjesë e tepsisë, ata pak që nuk janë bërë pjesë e tepsisë. Sa të mundeni, hapni arkivin dhe do të shikoni se këto janë të denoncuara me emër e mbiemër, tash 5 vjet nga Partia Demokratike.

    • 20:31

      Basha lëshon 'bombën': Gjylameti pjesë e përgjimeve për dosjen 184. Spiropali e përfshirë me Xibrakën

      Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar edhe artikullin e gazetës gjermane “Bild” ku përmendej e ashtuquajtura dosja 184. 

      Basha ka deklaruar se deputetja Blerina Gjylameti është e përfshirë në të, ndërsa ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është pjesë e dosjes së hetimit të Xibrakës

      Pyetje: Zoti Basha, zonja Gjylameti është shprehur se shkrimi është paguar nga paratë e pisëta të Partisë Demokratike. Keni ndonjë koment?

      Lulzim Basha: Zonja Gjylameti do të ishte së bashku me zonjën Spiropali dhe zonja të tjera, ndër të pandehurit kryesorë, sepse vetë zonja Gjylameti është pjesë e dosjes 184, ndërkohë që zonja Spiropali duket se është pjesë e dosjes së hetimit të Xibrakës. Kështu që njerëzit në konflikt interesi nuk mund të përbëjnë asnjë burim të besueshëm, as për median, as për qytetarët. Përtej të shkretës Gjylameti, që ja kanë ngarkuar këtë mision të pamundur, për të përgënjështruar gazetën më të madhe të Evropës, e vërteta që mbetet është kjo: nuk ka njeri në Evropë që s’e ka marrë vesh se Edi Rama ka blerë zgjedhjet e vitit 2017, në bashkëpunim me krimin e organizuar. Parlamenti është produkt i votës së diktuar nga krimi, e ka diktuar krimi këtë parlament dhe këtë qeveri. Jemi pra në kushtet e grushtit të shtetit.

    Shto Koment