SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar sërish sot në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në një reagim për mediat, Blushi shkruan se roli i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ishte vendimtar në procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe se shkaktar i incidentit procedurial në procesin e emërimeve të gjyqtarëve kushtetues ishte Kryetari i KED.
Zëdhënësi i Metës vijon më tej duke cituar pjesë nga opinioni i Venecias dhe shton se në të gjitha pikat i ëshë dhënë e drejtë Presidentit dhe qëndrimeve të tij. Në fund ai shprehet se Presidenti qëndron përherë i gatshëm t’ju sqarojë drejtpërdrejt çdo çështje, e veçanërisht faktet që përbëjnë interes të veçantë publik.
REAGIMI I PLOTË
NJË SQARIM DASHAMIRËS DHE I DOMOSDOSHËM PËR KOLEGEN, ANI RUCI. Shpreh keqardhjen që në shkrimin “Tiranë: Funksionimi i Gjykatës Kushtetutese në rend të ditës” me autore kolegen e respektuar Ani Ruci për DË, datë 23 qershor 2020, nuk gjejnë vend konstatimet e qarta dhe rekomandimet specifike që Komisioni i Venecias ka bërë mbi procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese. Duke ripërsëritur qëndrimin e palëkundur të Presidentit të Republikës SH.T.Z Ilir Meta se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi jetike për kthimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri, ashtu sikundër është edhe zbatimi kushtetues i reformës në drejtësi, besoj se është e domosdoshme që opinioni publik të njihet me analizën dhe konkluzionet e Komisionit të Venecias në mënyrë të drejtëpërdrejtë, jashtë çdo interpretimi politik.
Konkretisht, Komisioni i Venecias ka theksuar se: I. Roli i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) ishte vendimtar në procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese. II. Shkaktar i incidentit procedurial në procesin e emërimeve të gjyqtarëve kushtetues ishte Kryetari i KED. III. Transparenca është thelbësore jo vetëm për besueshmërinë e procesit të emërimeve por edhe për vetë Gjykatën Kushtetuese. KED minoi transparencën e procesit përmes vendimeve antikushtetuese. IV. Veprimet e Presidentit ruajtën kushtetutshmërinë e të gjithë procesit të emërimeve. Emërimi i mëvonshëm i kandidatit të dytë të Presidentit është i justifikueshëm, pasi qëllimi i mekanizmit zhbllokues nuk ishte i zbatueshëm, për sa kohë nuk kishte as mosveprim dhe as vullnet dashakeq nga ana e Presidentit. Refuzimi i Presidentit për të pranuar betimin e kandidates që pretendonte emërimin automatik ishte i arsyeshëm.
Ligji i miratuar në Parlament për ndryshimin e procedurës së betimit përpara Presidentit të Republikës është antikushtetues. Betimi përpara Presidentit shënon jo vetëm nisjen e detyrës së gjyqtarit por edhe konfirmon legjitimitetin e këtij mandati kushtetutes. Ndryshimi i kësaj procedure mund të bëhet vetëm përmes ndryshimit të Kushtetutës me një dispozitë të formuluar qartë dhe vetëm për rastet e qarta të abuzimit. Në rastin aktual Komisioni i Venecias nuk konstaton në asnjë moment abuzim me detyrën. VI. Ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi jetike për Shqipërinë veçanërisht për kushtetutshmërinë e çështjeve që lidhen me interesin publik. Dialogu dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë thelbësore për një konsensus të gjerë. Respektimi i mandatit dhe kompetencave të institucioneve shtetërore është kyç.
Të gjitha këto janë pikë për pikë konkluzione të Komisionit të Venecias mbi procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të cituara si më poshtë, dhe nuk janë as komente të Presidentit dhe as të ndonjë komentuesi dashamirës. Sa i përket shqetësimit në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës, sjell gjithashtu në vëmendje se mazhoranca aktuale ka kërkuar dy herë mendimin e Komisionit të Venecias për këtë çështje, me pretendimin e shkeljes së rëndë të Kushtetutës. Në të dyja herët Komisioni i Venecias është shprehur qartë se pretendimet e Kuvendit nuk kanë bazë për të çuar në shkarkimin e Presidentit. Madje Komisioni ka paralajmëruar mazhorancën që në rast se i shkon deri në fund këtij qëllimi politik do të duhet të vendosë “nëse në fund të fundit kjo do t’i shërbente apo do t’a asgjesonte qëllimin e kontrollit dhe balancës në një situatë kur Parlamenti dhe të gjitha bashkitë dominohen nga një parti. ”
Sa i përket çështjes së 15 kushteve të Bashkimit Europian, dëshiroj të theksoj se ka qenë pikërisht Presidenti Meta, që edhe në këtë rast, ka kërkuar bashkëpunim gjithëpërfshirës, dhe në mungesë të këtij bashkëpunimi ka paralajmëruar me shqetësim shtimin e kushteve, duke këmbëngulur se nga Shqipëria pritet përparim konkret dhe i vërtetë. Si gazetare e “DË”, ju keni zbuluar vetë qëndrimin e qartë që edhe Gjermania, vendi që do të marrë së afërmi Presidencën e Bashkimit Europian, ka mbajtur në raport me pritshmëritë e këtij procesi, me rëndësi strategjike për Shqipërinë. Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta qëndron përherë i gatshëm t’ju sqarojë drejtpërdrejt çdo çështje, e veçanërisht faktet që përbëjnë interes të veçantë publik.
Më herët media DW, në një shkrim ka analizuar situatën në Shqipëri pas zyrtarizimit të opinionit të Komisionit të Venesias. Në shkrim thekësohet se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është në krye të listës prej 15 kushtesh, që disa vende të BE kanë kërkuar nga Shqipëria, para fillimit “de facto” të negociatave të anëtarësimit.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një ditë para mbledhjes së radhës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike ka vendosur që të bëjë një tjetër propozim për nj...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim online në cilësinë e kreut të OSBE. Konferenca Vjetore e Rishikimit të Sigurisë 2020, duhej të mba...
LEZHË– Partia Demokratike dorëzoi sot ankimin kundër vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me pretendimin se institucioni po mbron paligjshmër...
TIRANË–Ministria e Arsimit u është përgjigjur studentëve të cilët kërkuan heqjen e tarifës për këtë vit akademik. Në përgjigjen për studentët, MASR u...
Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe pas datës 1...
TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama vizitoi një serë me domate në Thumanë. Pranë kreut të qeverisë ndodhej edhe drejtoresha e Agjencisë së Zhvilli...
FUSHË-KRUJË -Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë në Thumanë, për të parë nga afër punën në kantierin e rindërtimit. Gjatë vizitës ai u nd...
TIRANW- Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal ditën e sotme në zonën e Zall-Bastarit, ku u njoh më nga afër me problemet e fermerëve. Basha shprehet,...
TIRANË -Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj një të riu të prangosur në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, ...
TIRANË -Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e këshillit politik ditën e nesërme në orën 17:00. Gjiknuri u ka bërë thi...