Politike

Opinioni i Venecias/ Balla akuzon presidencën: Shpërndan të dhëna nga teksti konfidencial, nuk kam asnjë koment për…

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se të dhënat e tekstit konfidencial që u është dërguar palëve janë shpërndarë nga presidenti dhe opozita. Ndërkohë ai ka shtuar se nuk do të bëjë asnjë koment lidhur me opinionin e Venecias.
Featured image of article: Opinioni i Venecias/ Balla akuzon presidencën: Shpërndan të dhëna nga teksti konfidencial, nuk kam asnjë koment për… Taulant balla

TIRANË-Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në lidhje me publikimin e opinionit paraprak të Komisionit të Venecias, mbi çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe atyre në Kodin Zgjedhor. Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se të dhënat e tekstit konfidencial që u është dërguar palëve janë shpërndarë nga presidenti dhe opozita. Ndërkohë ai ka shtuar se nuk do të bëjë asnjë koment lidhur me opinionin e Venecias.

“Është për të ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve të saj besnike, shpërndan të dhëna nga teksti konfidencial i Venecias! Jo vetëm kaq por edhe përhap tym përmes tyre. Venecia është e kthjellët dhe ne nuk do të bëjmë asnjë koment ne respekt te rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnjë besimplote qe kthjelltësia e Venecias do te garantoje qe e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes”, shkruan Balla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Komisioni i Venecias ka dorëzuar opinionin paraprak për ndryshimet e bëra në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor vetëm pak muaj para zgjedheve parlamentare të 25 prillit. Komisioni konstaton se ndryshimet kushtetuese shkuan kundër rregullave më themelore demokratike. Në opinionin paraprak thuhet qartë se ndryshimet e bëra nga Kuvendi ishin të nxituara dhe pa konsultime të gjera mes aktorëve politikë. Por për shkak të kohës së shkurtër që ka mbetur para zgjedhjeve, nuk rekomandohen që të bëhen ndryshime të tjera, megjithatë u këshillojnë palëve që të nisin diskutimet për të zbatuar ligjin zgjedhor.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment