Sport

Operohet Vrioni, babai i sulmuesit i dëshpëruar: “Do të kishte luajtur me Juventusin”

“Periudha e rikuperimit, tani do të marri dy muaj e gjysmë, ndoshta tre muaj, që Xhakomo të kthehet në fushë. Ishte një fatkeqësi ky dëmtim, por ja që ky është futbolli”
Featured image of article: Operohet Vrioni, babai i sulmuesit i dëshpëruar: “Do të kishte luajtur me Juventusin”

ITALI – Sulmuesi kuqezi Xhakomo Vrioni, me gjasa do të qëndrojë rreth 3 muaj jashtë fushave të futbollit. Në çastin më të mirë të tij, kur ishte i grumbulluar me skuadrën e parë të Juventusit dhe trajneri Pirlo po përpiqej t’i krijonte hapësira, ai është dëmtuar në stërvitje. Fillimisht u mendua se ishte një dëmtim i lehtë, por për fatin e keq të tij Vrioni kishte pësuar frakturë dhe përfundoi në sallën e operacionit.

Fatmirësisht ndërhyrja kirurgjikale në një klinikë private të Torinos, ka përfunduar me sukses dhe Xhakomo është kthyer sërish në shtëpi. “Unë kam folur me Xhakomon. Ndërhyrja ka shkuar mirë . Duke parë mungesën e Ronaldos kundër Beneventos, ai do të kishte mundësinë për të luajtur disa minuta me Juventusin në ndeshjen e fundit të kampionatit”,- do të shprehej i dëshpëruar Arben Vrioni, i jati i sulmuesit të kombëtares.

Nga ana tjetër, nëpërmjet menaxherit të sulmuesit, Silivo Pagliari, mësohet se edhe presidenti Agnjeli dhe trajneri Pirlo kanë komunikuar me Vrionin, për t’i treguar mbështetjen e klubit të Juventusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Periudha e rikuperimit, tani do të marri dy muaj e gjysmë, ndoshta tre muaj, që Xhakomo të kthehet në fushë. Ishte një fatkeqësi ky dëmtim, por ja që ky është futbolli. Vrioni ka një marrëdhënie të ngushtë me Moratën”,- ka deklaruar menaxheri Pagliari, duke treguar edhe kohën që sulmuesi i ri i Juventusit, por edhe i kuqezinjve të kombëtares Xhakomo Vrioni, do t’i mungojë fusha të blerta të futbollit.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment