Rajoni

Mega-operacioni “Skënderbeg”/ Shkatërrohet ‘mafia’ e lidhur me Cosa Nostrën, arrestohen 101 persona në Itali. Lidhja me italianin e fiksuar me Shqipërinë

  • Kush ishte koka e Cosa Nostrës që i drejtonte, italiani i fiksuar me Shqipërinë, kishte shpallur veten ‘Skënderbe’
  • Operacioni i quajtur 'Skenderbeg' kishte për synim goditjen e trafikut dhe tregtimit të drogës, e cila, përmes grupeve të ndryshme kriminale, ishte nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Cosa Nostra, ndërsa janë “fshirë” 12 “sheshet tregtare” në rrethin e San Giovanni Galermo.
    Featured image of article: Mega-operacioni “Skënderbeg”/ Shkatërrohet ‘mafia’ e lidhur me Cosa Nostrën, arrestohen 101 persona në Itali. Lidhja me italianin e fiksuar me Shqipërinë Foto ilustruese

    ITALI– Mega-operacion i karabinierëve në Catania ka çuar para drejtësisë 101 persona. Operacioni i quajtur ‘Skenderbeg’ kishte për synim goditjen e trafikut dhe tregtimit të drogës, e cila, përmes grupeve të ndryshme kriminale, ishte nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Cosa Nostra, ndërsa janë “fshirë” 12 “sheshet tregtare” në rrethin e San Giovanni Galermo.

    Operacioni policor dërgoi në paraburgim 101 të dyshuarit, të cilët akuzohen, për krijim të shoqatës mafioze, krijimin e grupit kriminal që synon trafikimin dhe shitjen e drogës dhe armëmbajtje pa leje. Nuk dihet ende nëse ka ndonjë shqiptar të arrestuar apo të përfshirë në këtë grup. Dyshohet se të 101 personat e arrestuar kanë lidhje me Lorenzo Michele Schillaci. Ky i fundit është një prej liderëve të rinj të Cosa Nostras dhe identifikohej me heron shqiptar të viteve 1400, i cili luftoi kundër Perandorisë Osmane.

    Hetimi, i koordinuar nga Drejtoria e Anti-Mafia dhe e kryer nga bërthama operacionale e Karabinierëve në Catania, synon të shkatërrojë grupet e ndryshme kriminale që administronin “sheshet e tregtimit të drogës. Këto grupe gëzonin një autonomi të qartë për sa i përket kompetencës territoriale dhe menaxhimit organizativ, por që vepronin nën kontrollin e drejtpërdrejtë të grupit Nizza që i përkiste ‘familjes’ së Cosa Nostra Catania dei Santapaola-Ercolano.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Mbi 400 karabinierë të komandës provinciale të Catania-s u përfshinë në operacion, të mbështetur nga Karabinierët e provincave të tjera të Siçilisë dhe departamentet e specializuara të tyre: kompania e ndërhyrjes operacionale e Regjimentit të 12-të të Siçilisë, skuadrilja e helikopterëve Hunter dhe ekipi i qenve nuhatës.

    (a.b)/dosja.al

    Shto Koment