Aktualitet

Operacioni “Plazh i Lirë”, lirohen 6000 m2 plazh në Durrës, nën hetim dy pronarët (VD)

Vijon operacioni " Plazh i lirë". Lirohen 6000 m2 plazh në Durrës dhe nën hetim dy pronarët e subjekteve, Gj.K., dhe B.Sh.

Durrës- Vijon operacioni “Plazh i lirë”. Në Durrës janë liruar rreth 6000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe janë sekuestruar rreth 1000 çadra e shezlongë.

Nga ky aksion janë proceduar penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës” shtetasit  Gj.K., dhe B.Sh.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni ” Plazh i lirë” për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore

Lirohen rreth 6000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe sekuestrohen rreth 1000 çadra e shezlongë.

Procedohen penalisht 2 shtetas për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”.

Policia e Durrësit në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës kanë vijuar operacionin për lirimin e hapësirave publike duke vënë ne dispozicion të pushuesve rreth 6000 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë proceduar penalisht shtetasit: Gj.K., dhe B.Sh., pasi nga kontrolli i ushtruar në plazhin në Sektorin Rinia, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse dhe të pa pajisur me kasë fiskale.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.

Vijon aksioni anti-informalitetit në vend. Dy ditë  më parë u shpall në kërkim Paulin Gega, pronari i “Gega Oil” pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal.  Po kështu Drejtoria e Tatimeve i vuri shiritin një nga bizneset më të mëdha në vend, “Taivanit” për mungesë të kuponit tatimor. Për këtë arsye u gjobit edhe hotel “Rogneri”. Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi se ky aksion nuk do të njohë as të fortë dhe pushtetshëm dhe se askujt nuk do u hapet telefoni por do të zbatohet ligji.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment